GazetaMax
Lajme

I vuri çarçafin në kokë dhe e preu në qafë, sulmohet infermierja në spitalin e Kumanovës

Shkup, 30 shtator – Një kumanovar para dy netëve ka hyrë në klinikën infektive në spitalin e Kumanovës dhe në mënyrë brutale ka sulmuar një motër medicinale, ndërsa drejtoresha e spitalit dyshon se motivi i këtij sulmi ka qenë tentimi për vjedhje, transmeton Zhurnal.

Sipas informatave të portalit SDK.mk, motra medicinale është sulmuar derisa kryente obligimet e saja në ambulantë. Sulmuesi i është afruar dhe i ka vendosur një çarçaf në kokë, me çka ka filluar ta ngulfatë dhe ta godet. Ajo ka rënë në tokë, ndërsa sulmuesi i ka mbyllur gojën që të mos mundet të bërtasë. Sulmuesi ka marë gërshërët dhe e ka lënduar atë duke i shkaktuar prerje në krahun e majtë dhe në qafë, me çka vajza ka humbur ndjenjat. Gjithë këtë tollovi e kanë dëgjuar koleget e saj dhe kishin ardhë të shohin çfarë po ndodhë, ndërsa e kanë gjetur kolegen në tokë me çarçaf në kokë dhe pa ndjenja. Pasi e kanë zgjuar, menjëherë kanë thirrë policinë dhe kanë alarmuar sigurimin. Sulmuesi ndërkohë ka ikur, por më vonë është arrestuar. Bëhet fjalë për 38 vjeçarin F.J, banor i Kumanovës.

Ende nuk dihet si ai ka hyrë në ndërtesën e spitalit, sepse dyert e repartit mbyllen në mesnatë, ndërsa pacientët që vijnë për ndihmë i bien ziles.

Drejtoresha e spitalit Snezhana Zaharieva ka konfirmuar rastin, me çka thotë se edhe një herë është dëshmuar se punonjësit shëndetësor nuk janë të sigurtë në vendet e punës. Ajo dyshon se sulmi ka qenë për vjedhje sepse motra e sulmuar ka qenë duke regulluar arkën nga pagesat ditore nga participimet e pacientëve të kontrolluar. Sulmuesi nuk ka arritur të vjedhë asgjë sepse atë moment ishin nisur për ndihmë kolegët tjerë./Zhurnal.mk

Related posts

Lufta kundër korrupcionit, Kallajxhiev: Përkushtim serioz ndaj këtij fenomeni

Gazetamax.mk

6 muaj bisedime ende pa ofertë konkrete! A po e tall LSDM – ASH-në e Taravarit?

Gazetamax.mk

Fillon skriningu sqarues për grupin “Konkurrencë dhe rritje gjithëpërfshirëse, Mariçiz prezent në Bruksel

Gazetamax.mk