Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë me projektin e saj muzikor “Sekret” në festivalin e madh të “Eurovision”-it.
Kënga përfaqësuese u prit mjaft mirë nga publiku ku Ronela disa ditë më parë publikoi dhe klipin zyrtar. Ajo deri më tani numëron mjaft suksese dhe shikohet në çdo portal që ka të bëjë me festivalin ku një ndër to është dhe renditja në vendin e dytë ndër këngët më të dëgjuara në kanalin zyrtar të “Eurovisionit”.
Një profil në rrjetin social “Facebook” i quajtur “Thë Balkans”, kanë bërë një sondazh ku pyet ndjekësit se cilën prej vendeve të ballkanit dëshiron ta shikojë në finalen e madhe. Në foto janë vendosur përfaqësuesit e tyre si Greqia, Maqedonia, Romania dhe ndër tyre ishte dhe Shqipëria.
Mund të vihet re se në komentet e shumta që janë bërë, shumicat prej tyre kanë zgjedhur Shqipërinë si një ndër vendet që duhet të kualifikohet për në finalen e festivalit europian.
Kujtojmë se ‘Eurovision’ këtë vit do të mbahet mes 10 dhe 14 majit në Torino të Italisë.