GazetaMax
Lajme

Ministri Bekteshi: Aspak vend për panik

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ishte për vizitë në kompaninë e prodhimit të vajit Brliant ku inspektoi punën nga afër  se si po zbatohen vendimet e Qeverisë.
Bektesi deklaroi se Kapacitetet vendore për prodhimin e produkteve ushqimore bazë janë vendosur në kapacitet të plotë dhe masat e miratuara nga Qeveria synojnë të shmangin goditjet e çmimeve dhe të mbrojnë qytetarët.
Gjihashtu Bekteshi tha se deri në fund të ditës çmimi i derivateve të naftës pritet të ulet, gjë që pritet të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme.
Sot vizitova fabrikën për prodhimin e vajit për gatim “Brilliant” në Shtip, ku inspektova se si zbatohen vendimet e Qeverisë me propozim të Ministrisë së Ekonomisë për mbrojtjen e prodhimit vendor të produkteve ushqimore bazë.
Kapacitetet vendore për prodhimin e produkteve ushqimore bazë janë vendosur në kapacitet të plotë dhe masat e miratuara nga Qeveria synojnë të shmangin goditjet e çmimeve dhe të mbrojnë qytetarët.
Gjithashtu, Maqedonia e Veriut ka çmime shumë më të mira në krahasim me vendet e rajonit dhe çmimet do të ulen edhe në periudhën e ardhshme si rezultat i vendimit për uljen e marzheve dhe rezultateve të uljes së TVSH-së për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0%. për të cilën zgjidhja ligjore u miratua dje nga deputetët në Kuvend.
Deri në fund të ditës çmimi i derivateve të naftës pritet të ulet, gjë që pritet të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme.
U bëj thirrje të gjitha kompanive dhe të gjitha palëve të interesuara në vend që të solidarizohen dhe bashkërisht të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj krize globale me sa më pak dëm për qytetarët dhe ekonominë, deklaroi Bekteshi.

Related posts

Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim presidentin letonez Levic

Gazetamax.mk

Onur Ali do të jetë Zëvendës ministër i Kulturës nga Lëvizja Popullore

Gazetamax.mk

Si reflekton besimi i Borell ndaj diplomacisë së Bujar Osmanit

Gazetamax.mk