GazetaMax
Lajme

Konferencë: Po bëhen përpjekje për zhvillim të familjeve të specializuara kujdestare

Shkup, 6 tetor – Kur bëhet fjalë për familjet kujdestare si forma më e afërt e familjes biologjike, janë të rëndësishme nevojat e fëmijës, vlerësimi i mirë gjatë strehimit në familjen më adekuate, përgatitja e kujdestarëve, si dhe edukimi i tyre. Në sferën e zhvillimit dhe avancimit të shërbimit të kujdestarisë në familje kujdestare, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po bën përpjekje që të zgjerohet rrjeti që të ngritet cilësia e kujdesit në familjet kujdestare ekzistuese dhe të zhvillohen familje të specializuara kujdestare. Parakushte të rëndësishme për ndihmë dhe mbrojtje cilësore dhe të qëndrueshme të fëmijëve dhe të rinjve janë personeli i mjaftueshëm profesional dhe ekipi shumëprofesional.

Kjo sot ishte theksuar në konferencën për shkëmbim të njohurive dhe praktikave mes personave profesionistë nga Austria dhe Maqedonia e Veriut në temën “Përkujdesja dhe familjet kujdestare” që u mbajt në Shkup.

Në fjalimin e saj hyrës, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska theksoi se gjatë viteve të fundit Republika e Maqedonisë së Veriut intensivisht punon në zhvillimin e formave të strehimit në familje kujdestare si forma jashtëinstitucionale e mbrojtjes, megjithatë, siç theksoi duhet edhe vazhdimisht të avancohet.

Në përputhje me reformën në mbrojtjen sociale, siç shpjegoi, për herë të parë u prezantua përkujdesja farefisnore, dhe në fushën e mbështetjes për familjet kujdestare, si formë e re, për herë të parë është paraparë Qendër për mbështetjen e familjeve kujdestare që bën promovim të shërbimit të përkujdesjes në familje, përgatitje, vlerësim dhe trajnim të kujdestarëve të ardhshëm si dhe ndjekje dhe mbështetje e familjeve ekzistuese.

Atasheu në Ambasadën Austriake Harald Fuger në fjalimin e tij foli për mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në Austri dhe theksoi se ende ka sfida në këtë fushë dhe se numri i atyre sfidave nuk po zvogëlohet. Siç tha ai, krizë në familje ka dhe do të vazhdojë të ketë dhe këtë e tregojnë 11 mijë raportimet për rrezikim të fëmijëve çdo vit vetëm në qytetin e Vjenës. Në të gjithë Austrinë ato do të ishin rreth 50 mijë raportime për fëmijët në rrezik.

Parakushte të rëndësishme për ndihmë cilësore dhe të qëndrueshme dhe mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve, sipas tij, janë personeli mjaftueshëm profesional dhe ekipi shumëprofesional.

Austria, përfundoi ai, e mbështet Maqedoninë e Veriut në procesin e anëtarësimit drejt BE-së përmes aktiviteteve të ndryshme. Për këtë, Ministria austriake e Politikës Sociale financon 13 projekte dypalëshe me shpenzime të përgjithshme në vlerë prej 1,8 milionë euro në sektorin social.

Drejtoresha ekzekutive e SOS Fshatit të Fëmijëve, Juliana Nakova Gapo, theksoi se mbështetja dhe monitorimi i kujdesit është i rëndësishëm, si dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm është që të sigurohemi se fëmijët vendosen jo vetëm në një mjedis të sigurt, por edhe të plotësohen nevojat e tyre dhe se zëri i tyre është dëgjuar. Sipas saj, është e rëndësishme që kujdestarët të mbështeten në çdo sfidë apo nevojë dhe të jenë të sigurt se kanë mbështetje sistematike në bashkësi

Related posts

Fillon fushata “Vakt i shëndetshëm për çdo fëmijë”

Gazetamax.mk

Zëvendësministri Rexhepi hapi Forumin e biznesit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke

Gazetamax.mk

Mickoski: Sa më shpejtë të shkojmë në zgjedhje, shumica nuk i ka 80 vota për ndryshime kushtetuese

Gazetamax.mk