GazetaMax
Lajme

Elmi Aziri: Qeveria, KRRE dhe drejtorë të impianteve energjetik, totalisht të paaftë e keq menaxhues

Shkup, 9 Tetor – Departamenti për ekonomi ka folur sot për bilansin energjetik në vend. Ai tha se nga të dhënat që po i publikojmë e të cilat janë të dhëna zyrtare nga institucione relavante në vend, shihet se në RMV gjatë periudhës janar 2022 – korrik 2022 janë konsumuar 4.361.260 MWh, nga të cilat 3.084.535 MWh janë prodhuar në impiantet energjetik në vend dhe 1.276.725 MWh janë siguar nga importi.

“Nëse u referohemi çmimeve të bursave europiane të energjisë elektrike shohim se çmimi mesatar në nivel vjetor varion aty tek 300 € për MWh, nga ku konkludojmë se vetëm për periudhën kohore janar – korrik shteti nga buxheti i tij ka ndarë 383 miljon € për të siguruar energjinë e nevojshme për konsum në vend” tha Aziri.

Sipas tij për ta patur më të qartë, kjo vlerë monetare (383 miljon €) është e mjaftueshme për të ndërtuar një hidrocentral deri në fazën e parafizibilitetit. Pra qytetarë të nderuar, shihet qartë se në pushtet është një qeveri, një KRRE dhe drejtorë të impianteve energjetik në vend, totalisht të paaftë e keq menaxhues!”.

Related posts

Arrestohen dy persona nga Dibra, u gjendet marihuanë

Gazetamax.mk

FOTO/ Vizito “Gold Slot Club” një Las Vegas ultra modern, shijo jetën dhe momentet e paharruara

Gazetamax.mk

Italia konfiskon superjahtin e një oligarku rus

Gazetamax.mk