GazetaMax
Lajme

Të gjitha vendimet nga seanca e 89 e Qeverisë

Shkup, 10 Tetor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ne seancën e 89-të mori vendim për investim strategjik në fushën e energjetikës për projektin “Mitilineos” në vlerë prej 211 milionë euro.

Përmes këtyre investimeve, planifikohet stacion për energji elektrike dhe energji termike.

Dy propozim-ligje në kuadër të nismës Ballkani i Hapur janë ratifikuar në seancën e sotme. Propozimet ishin nga Ministria për Punë të Jashtme. Përmes këtyre nismave planifikohet njohja e diplomave ndërmjet shteteve.

Propozimi tjetër në kuadër të nismave të Ballkanit të Hapur lidhet me bashkëpunimin gjatë mbrojtjes nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor.

Me vendimin e fundit të kësaj Qeverie, u vendos që të realizohen ushtrime në Krivollak. Qeveria pranoi propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për pranimin e ushtarëve të huaj, nën organizimin e forcave të armatosura të SHBA-vë, për realizimin e ushtrimeve më 15, 19 dhe 21 tetor.

Related posts

Blinken-Zhan-Iv le Drien: Japim mbështetje të plot për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE

Gazetamax.mk

Gërkovska – Larson Xhein: Suedia është partner dhe mbështetës i fortë i Maqedonisë së Veriut për në BE

Gazetamax.mk

Ndërmarrjet komunale alarmojnë/ Çmim më të ulët të energjisë, ose rritje çmimesh

Gazetamax.mk