GazetaMax
Lajme

Azeski për vizitë në minierat “Buçim” dhe “Borov doll”

Shkup, 10 tetor – Delegacioni i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryetari Branko Azeski, vizitoi minierat “Buçim” dhe “Borov doll”, të cilat për shkak të rritjes së madhe të çmimit të energjia elektrike, kanë ndërprerë punën përkohësisht nga data 1 shtator i vitit 2022 me procesin e prodhimit, njoftojnë nga Oda Ekonomike.

Në takimin me drejtuesit e minierave, Dmitrij Kudrjakov dhe Olleg Çusovitin, drejtues të “Buçim” dhe zëvendësmenaxheri i “Borov doll”, Manuel Viana, u diskutua për situatën aktuale lidhur me krizën energjetike dhe problemet me të cilat përballen dy minierat.

Menaxhmenti i minierave theksoi se nëse çmimi i energjisë elektrike është nën 250 euro për megavat orë, në atë rast ata janë të gatshëm që për dhjetë ditë të rifillojnë prodhimin dhe t’i kthejnë të gjithë punëtorët në punë. Ndryshe, minierat nuk do të fillojnë me prodhimin deri në tetor të vitit të ardhshëm.

Oda Ekonomike njofton se në takim menaxhmenti i minierave ndau shqetësimin e situatës së krizës me energjinë, ndërsa u theksua se shteti ka të dhëna për humbjet e minierave, por edhe për fitimet që sjell “Buçim” dhe “Borov doll” ndaj buxhetit të shtetit dhe çfarë kuptimi kanë minierat për qytetarët dhe për shtetin.

Related posts

Nxënësit sot u kthyen në bankat shkollore, mësimdhënësit ndjehen të mashtruar

Gazetamax.mk

NATO mban samit të jashtëzakonshëm në përvjetorin e 23-të të ndërhyrjes në Kosovë

Gazetamax.mk

Spasovski: Marrëveshja me Frontex e para që do nënshkruhet në gjuhën maqedonase

Gazetamax.mk