GazetaMax
Lajme

Tryezë e rrumbullakët për harmonizim të programeve studimore me nevojat e tregut të punës

Shkup, 12 tetor – Universiteti “Nëna Terezë” në Shkup, në bashkëpunim me Odën ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore sot organizon tryezë të rrumbullakët me temë “Harmonizimi i programeve studimore në arsimin e lartë me nevojat e tregut të punës”.

Siç informojnë nga Universiteti, qëllimi është komuniteti afarist dhe akademik në takim të drejtpërdrejtë të zhvillojnë debat për atë se si të arrihet bashkëpunim mes dy komuniteteve, ndërsa përfitime do të kishin të gjithë. Biznesmentët do t’i prezantojnë profilet që u nevojiten, ndërsa fakulteti duhet të prodhojë kuadër të tillë të profileve. Shfrytëzues më të mëdhenj, siç cekin organizuesit, do të ishin studentët, të cilët pas diplomimit do të kenë punë të sigurt.

Related posts

Ndryshojnë datat e konkurseve, maturantët në testim për mjekësinë dhe arkitekturën

Gazeta Max

Vetëm tre persona në botë mund të udhëtojnë pa pasaportë?

Gazeta Max

Drejtori Zudi Enuzi konfirmom se tеtë kontejnerë janë djegur gjatë fundjavës

Gazeta Max