GazetaMax
Lajme

Stoltenberg: Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për NATO-n, aty kemi Maqedoninë e Veriut

Bruksel, 12 tetor – Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për NATO-n, ne jemi aty shumë vite, shumë vite jemi prezent në Ballkan, kemi ndihmuar t’u jepet fund dy luftave brutale gjatë viteve të 90ta. Kështu u shpre sekretari gjeneral i Aleancës së NATO-s, Jens Stoltenberg sot në Bruksel, informon Zhurnal.

Ai për këtë u përgjigj në momentin kur u pyet për atë se si e sheh situatën në Ballkanin Perëndimor gjatë kohës së luftës së Ukrainës.

“Ne, NATO, kemi mision KFOR-in në Kosovë, kemi seli në Sarajevë, bashkëpunojnë me BE-në. NATO punon në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes, i ndihmon BE-së në Kosovë në përpjekjet diplomatike në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Punojmë edhe me BE-në në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kemi anëtarë nga Ballkani Perëndimor në radhët tona, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Për këtë, Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm dhe do të vazhdojmë të jemi të fokusuar në këtë rajon”, ka deklaruar Stoltenberg./Zhurnal.mk

Related posts

Drejtori i ri i Hekurudhave, Veseli: Po përmirësojmë kualitetin dhe profesionalizimin e administratës

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Me mendime të mira dhe vepra të mira mund të ecim përpara

Gazetamax.mk

Osmani: Jemi të gatshëm për intensitet të fuqishëm në bisedime

Gazetamax.mk