GazetaMax
Lajme

Komisioni Evropian do ta publikojë Raportin për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 12 tetor – Komisioni Evropian (KE) sot do të miratojë pakon për zgjerim të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes një raporti të veçantë për progresin e secilit prej vendeve në procesin e integrimit evropian, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Ky është raporti i parë i KE-së për vendin pasi më 19 korrik u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në në Bruksel më çka zyrtarisht u hapën negociatat për anëtarësim.

Në draft-raportin e Komisionit Evropian i cili duhet të publikohet sot dhe në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje vlerësohet se Maqedonia e Veriut është e përgatitur mesatarisht sipas pothuajse të gjitha kritereve. Progres vërehet vetëm në kriteret ekonomike, ndërsa ka progres shumë të mirë në përputhshmërinë e vendit me politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane.

“Nevojiten përpjekje vendimtare për të ndërtuar një dinamikë për reforma dhe për të ecur përpara në procesin e negociatave me BE-në. Një fokus i veçantë nevojitet për të siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit ekzistues në vend të nisjes së nismave ad hok”, thuhet ndër të tjera në raport.

Në raport, sipas REL, ceket se puna e Kuvendit është çrregulluar me polarizimin politik që e shtyu miratimin e shumë ligjeve. Nevojitet planifikim i kirë dhe konsultime në mënyrë që të kufizohet sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtuar, ndërsa pyetjet e deputetëve duhet të jenë më të shpeshta.

Theksohet se janë bërë reforma në shërbimet për siguri, por duhet të përforcohet kapaciteti për mbikëqyrje parlamentare ndaj punës së shërbimeve sekrete, ndërkaq është vërejtur se vonon miratimi i ligjeve për nëpunësit administrativë dhe ligji për të punësuarit në sektorin publik.

“Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit ishte më aktiv në përballjen me rastet e nepozitmit, kronizmit dhe ndikimit politik në procesin e punësimeve në sektorin publik dhe gjatë emërimit të anëtarëve në këshillat mbikëqyrës dhe drejtues”, qëndron në raport.

Lidhur me harmonizimin e Maqedonisë së Veriut me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së ceket progres shumë i mirë me atë që vendi plotësisht qëndroi në anën e BE-së në raport me invazionin rus ndaj Ukrainës.

Sistemi juridik shënoi shkallë të caktuar të gatishmërisë dhe është mesatarisht i përgatitur. Filloi përgatitja e reformës së re gjyqësore, e cila duhet të jetë më sistematike. Gjyqësia e tregoi angazhimin e vet për ta mbrojtur integritetin dhe pavarësinë e vet, qëndron në raport.

Vendi ka arritur nivel të caktuar të përgatitjes dhe është mesatarisht e përgatitur për preventivë dhe luftë kundër korrupsionit, si dhe se për një numër të madh të lëndëve ka aktvendime të shkallës së parë, ndërsa janë hapur procedura edhe kundër funksionarëve të lartë qeveritarë.

Në raport është cekur se vendi është mesatarisht i përgatitur lidhur me lirinë e të shprehurit, ndërsa reformat në Radiotelevizionin e Maqedonisë së Veriut janë frenuar për shkak të shtyrjes së emërimit të anëtarëve në Këshillin programor. Nevojitet zgjidhje e të drejtave të punëtorëve të gazetarëve, ceket në raport.

Vendi mban marrëdhënie të mira me vendet e tjera nga rajoni të cilat janë në procesin eurointegrues. Ceket se Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë duhet të zbatohet me vullnet të mirë nga të gjitha anët.

Lidhur me kriteret ekonomike, vendi arriti nivel të mirë të përgatitjes në zhvillimin e ekonomisë së mirë funksionale të tregut, Nevojitet përmirësim i menaxhimit me investimet publike. Sektori bankar mbeti stabil, por nga ana tjetër ekonomia e madhe gri e frenon biznesin.

Related posts

Ndërpritet debati i komisionit për gjykatësit kushtetues

Gazetamax.mk

RMV ka inflacion dyshifror për herë të parë që nga vitet e nëntëdhjeta, ndërsa kostoja e jetesës më e larta në 10 vitet e fundit!

Gazetamax.mk

78 milion dollarë nga SHBA për modernizimin dhe zhvillimin e Armatës së Maqedonisë

Gazetamax.mk