GazetaMax
Lajme

Grubi: I bashkohem thirrjes së Kryeministrit Rama për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Pas fjalimit të kryeministrit shqiptarë, Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka reaguar, zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi, njofton indeks.mk

Grubi gjithashtu i është bashkuar thirrjes së kryeministrit Rama, për drejtësi ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale.

Statusi i plotë:

Retrospektivë faktike e historisë së mbarë popujve të Ballkanit, e kapitullit të mbyllur të armiqësive dhe kapitullit të hapur të paqes dhe bashkëpunimit nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare, si dhe porosi të fuqishme drejtuar Europës mike nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Fjalë që vunë në dukje vullnetin tonë të palëkundur të partneritetit properëndimor dhe ëndrrën e pashuar të integrimit, por edhe kërkesat tona plotësisht legjitime dhe të drejta kombëtare për Kosovën dhe luftën e saj të drejtë ndaj mbrapështisë ideologjike të një regjimi okupator.

I bashkohem plotësisht thirrjes së tij për drejtësi ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale dhe kërkesës për rishikimin e Rezolutës 1782 që të shpallen të pabaza akuzat për trafikim të organeve njerëzore në luftën e Kosovës.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/655334912622697

Related posts

Kalin për luftën në Ukrainë: Turqia është e gatshme të mirëpresë të dy liderët

Gazetamax.mk

Nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje në Tabanoc

Gazetamax.mk

Autobusët me numër 19 dhe 20 nuk funksionojnë, Arsovska i la pa pagesat që u takojnë

Gazetamax.mk