GazetaMax
Lajme

Masat qeveritare antikrizë janë në fokus të Këshillit ekonomik-social

Shkup, 12 tetor – Masat antikrizë të Qeverisë, si dhe masat e propozuara nga partnerët social, ishin në fokus të seancës së Këshillit Ekonomiko-Social (KES), ku u diskutua edhe për kërkesë për tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga faturat e larta të energjisë elektrike tek kompanitë.

“Në seancën e KES, përveç anëtarëve të KES morën pjesë edhe përfaqësues të sindikatave jo-përfaqësuese dhe të konfederatës së biznesit të Maqedonisë. Krahas pikave të rregullta të rendit të ditës, në fokus të seancës ishin masat antikrizë të Qeverisë, si dhe propozimi i masave nga partnerët social, të cilat do të kalojnë për shqyrtim në Qeveri pas përsosjes së tyre, pas përfundimit të KES”, njofton pas seancës Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Partnerët social, siç thuhet në kumtesë, u diskutua edhe për reformën tatimore, Raportin vjetor për punën dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik dhe Social për vitin 2021, iniciativën për ratifikimin e tre konventave të ONP-së për SSHP në tre sektorë – minierat K176, ndërtimtaria K167 dhe bujqësia K184 dhe kërkesa për tejkalimin e pasojave të shkaktuara nga faturat e larta të energjisë elektrike në kompani.

Duke marrë parasysh gjendjen aktuale në vend, kryetarja e KES-së dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, para anëtarëve të Këshillit u shfaqen sigurinë se seancat e KES-së do të mbahen më shpesh në periudhën e ardhshme.

Me masat e reja prej 350 milionë euro të prezantuara nga Qeveria gjatë fundjavës së kaluar, parashikohet ndihmë financiare për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe për pensionistët.

Related posts

Pendarovski nga Davosi: Demokracia duhet të mbizotërojë mbi autokracinë

Gazeta Max

Shpërthen zjarr në malin mbi Strugë

Gazeta Max

Bytyqi: BRT nuk mund të ishte më i dëmshëm se autobusët 30 vjet të vjetër

Gazeta Max