GazetaMax
Lajme

Pendarovski shtynë për votimin e ndryshimeve kushtetuese

Shkup, 14 tetor – Negociatat janë mundësi për ulje të euroskepticizmit përme kthimit të Bashkimit Evropian në dyer të mëdha tek ne dhe në rajon. Kjo mund të arrihet vetëm përmes dukshmërisë më të madhe të Unionit me mekanizmat e vet, nismave, kritikave dhe fondeve strukturore. Qytetarët duhet ta ndjejnë Unionin, jo si trup të largët, të pajetë burokratik, por si alet të tyrin në përpjekjet për jetë më të mirë, këtu, në Maqedoninë e Veriut, porositi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në ngjarjen e sotme “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja!”.

Raporti më i ri i Komisionit evropian për përparim të shtetit, sipas Pendarovskit, vjen në kohë të euroskepticizmit në rritje mes qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për shkak të eurointegrimeve të ngadalësuara.

“Gjatë 17 viteve të kaluara si kandidate, jemi dëshmitarë të shumë reformave të filluara, ndërkaq të papërfunduara dhe aq më tepër të ligjeve të shumta evropian të miratuara, ndërkaq të zbatuara në mënyrë selektive. Disa herë qytetarët tanë dhe përfaqësuesit e tyre të zgjehdur politik pranuan kompromise të rënda pa precedent në historinë moderne, gjithçka në emër të së ardhmes evropiane. Jo njëherë ishte nxitur entuziazmi tek njerëzit kur dukej sikur ndodheshim mu para portës së Evropës së bashkuar. Dhe pothuajse çdoherë ishin zhgënjyer nga ato pritje për shkak të kërkesave dhe bllokadave të cilat realisht nuk ishin të lidhura me vlerat evropiane. Në plan të brendshëm, integrimet e frenuara evropiane çuan drejt krizave të shpeshta politike, polarizimit në shoqëri, partizimit të institucioneve, stagnimit ekonomik dhe më e rënda dhe më e dhimbshmja, shpërnguljes masive të të rinjve”, theksoi Pendarovski.

Thjeshtë, vazhdimësia e negociatave mund ta ndryshojë gjendjen e këtillë, konsideron Pendarovski, sipas të cilit, nuk është përjashtuar mundësia për provokime të ardhshme nga subjekte politike me pikëpamje anakronike dhe kërkesa joparimore dhe joevropiane të cilat prekin në çështjet tona identitare.

“Por, në Evropë, secilit duhet ta ketë të qartë, se partnerë për dialog të tillë këtu nuk do të gjejnë. Nuk guxojmë të shpenzojmë kohë dhe energji për ta qetësuar ndërgjegjen e dikujt të papastër. Tërë potenciali duhet të fokusohet drejt reformave reale, e jo atyre retorike, sepse atë, gjatë kohë e presin prej nesh qytetarët tanë”, porositi Pendarovski.

Për vazhdim të negociatave, siç tha shefi i shtetit, do të jetë i domosdoshëm konsensus shtetëror për ndryshimet kushtetuese dhe në atë ndërhyrje duhet të hyjmë me plan dhe pa shpejtim. Ky proces, sipas Pendarovskit, duhet të zhvillohet për aq kohë sa do të nevojitet për të mos hapur plagë të reja në indin e kombit maqedonas.

“Në negociata do të na bëhet e qartë se integrimet nuk janë vetëm marrëdhënie të mira fqinjësore, por bëhet fjalë për një ndërhyrje kolosale për transformim të shtetit dhe shoqërisë që do të kërkojë durim nga të gjithë ne, por edhe anulime në shumë sfera të jetës sonë, posaçërisht të atyre të cilat sot janë të privilegjuar në baza të ndryshme. Qëllimi përfundimtar është ndërtimi i një shteti funksional juridik me sistem efikas gjyqësor”, theksoi Pendarovski, duke porositur se negociatat për anëtarësim do të zgjasin me vite dhe se prej të gjithë ne do të kërkohet braktisje e shprehive të vjetra dhe reflektim i rezultateve.

Në atë kuptim, tha Pendarovski, të gjithë duhet të japim kontributin tonë, nga Kuvendi i cili ka vend qendror në sjelljen e legjislaturës evropiane, përmes Qeverisë, presidentit, vetëqeverisjes lokale, ekspertëve nga sektori qytetar deri te mediumet.

“Ky është proces serioz i cili nuk duron improvizime. Çdo hap tonin, përveç Brukselit, do të pasojë edhe gjykatësi më i mirë – opinioni i vendit tonë. Çdo keqpërdorim i këtij procesi për interesa të ngushta partiake apo personale do të thotë humbje e kohës së çmuar, të cilën nuk e kemi, por, çka është më me rëndësi, do të thotë humbje shtesë e besimit edhe ashtu të ulët të qytetarëve në institucionet shtetërore. Ndërkaq, një shtet në të cilin qytetarët nuk kanë besim, sigurisht nuk është shtet në të cilin ata do të dëshirojnë të jetojnë”, tha Pendarovski.

Negociatat për anëtarësim, konsideron shefi i shtetit, do të jenë faktor stabilizues jo vetëm për shtetin tonë, por edhe sinjal pozitiv për tërë rajonin.

Related posts

Atanasoski: Shënimi etnik i territoreve dërgon në dezintegrim

Gazetamax.mk

Maqedonia e Veriut me 15 përfaqësues në “Terra Madre Salone del Gusto” në Torino

Gazetamax.mk

Mungesa e ngrohjes zbrazi shkollat, klasat e ftohta të papërshtatshme për mësim

Kisha Serbe: Qëllimi i institucioneve të Kosovës është të krijojnë një Kosovë etnikisht shqiptare

Gazetamax.mk

Moti sot me vranësira dhe temperatura deri 14 gradë

Gazetamax.mk

Ministria e Financave me porosi për fundvit për ekonominë globale dhe atë vendase

Spasovski: Çdo rryshfet duhet të raportohet, korrupsioni gëlltitë vendet e punës

Gazetamax.mk

Xhaferi – Dashtevski: Zgjedhje të drejta sipas vlerave evropiane dhe kontribut në përparimin drejt BE

Gazetamax.mk

NATO mban samit të jashtëzakonshëm në përvjetorin e 23-të të ndërhyrjes në Kosovë

Gazetamax.mk