GazetaMax
Lajme

Rritja e çmimit të derivateve, shtrenjton shërbimet

Shkup, 15 Tetor – Në qoftë se trendi i rritjes së çmimeve të derivateve të naftës vijon kështu, taksistët në Shkup vetëm startin do ta kenë 60 denarë ndërkaq për çdo kilometër, nga 35 denarë.

Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se për shkak të çmimeve të larta, shfrytëzojnë alternativa të ndryshme për transport.

“Shihni, unë kam punuar taksist, kjo kohë as për taksistët nuk është e mirë, sepse janë shtrenjtuar derivatet, nuk ju paguhet që të punojnë me çmime të lira. Në kohën kur unë kam punuar taksi ka qenë njëjtë. Atëherë ka qenë 25 denarë për një kilometër ndërkaq tash 50”, tha një qytetar.

“Më duket më shtrenjtë, unë jam pensionist , kam transportin publik pa pagesë. Për mua taksitë janë të shtrenjtë, sepse jam pensionist, edhe pse kam pension relativisht të mirë”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Normal, më shtrenjtë janë pak, për momentin do udhëtoj vetëm me veturën time”, tha një qytetar tjetër.

Kohë më parë Këshilli i Qytetit të Shkupit mori vendim që përderisa çmimet e derivateve nuk kalojnë 119,5 denarë, taksistët startin ta kenë 50 denarë, ndërsa çdo kilometër të kushtojë nga 35 denarë.

Në momentin që çmimi i naftës do arrijë në 120 denarë, që me trendin aktual të rritjes së çmimeve nuk është larg, paralelisht rriten edhe çmimet e vozitjes me taksi. Aktualisht në Shkup ka 1928 taksistë sipas licencave të lëshuara nga Qyteti i Shkupit, ky numër është shumë më i madh në qoftë se llogariten edhe taksistët e paregjistruar.

Related posts

Ndërroi jetë Sulejman Sulejmani-Baca Sylë, atdhetari që ishte viktimë në rastin e montuar të Sopotit

Gazetamax.mk

Mariçiq: Muaji qershor është vendimtar për hapjen e negociatave

Gazetamax.mk

Moti sot i vranët dhe reshje lokale të shiut

Gazetamax.mk