GazetaMax
Lifestyle

Çfarë thotë sperma për shëndetin tuaj

Shëndeti ndoshta është gjëja e fundit që ju vjen në mend kur jeni në prag të ejakulimit, por pamja, konsistenca dhe aroma e spermës mund të ndihmojë shumë sa i përket monitorimit të shëndetit

Produkti juaj përfundimtar përmban vetëm 10 për qind spermë, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga enzimat, vitamina C, kalciumi, proteinat, zinku, etj., e që të gjitha këto tregojnë se çfarë gjendet brenda trupit tuaj.

Kur sperma është normale dhe e shëndetshme

Sperma kryesisht është lëng me ngjyrë hiri apo të bardhë të mbyllur dhe ka aromë klori (edhe pse kjo varet nga individi në individ).

Vëllimi mesatar i spermës që prodhohet në një ejakulim të vetëm shkon nga 2 deri në 5 ml, që është përafërsisht një lugë gjelle lëng.

Nëse sperma mban ngjyrë të kuqe apo ngjyrë kafe, kjo ndoshta është për shkak të hovit të enëve të gjakut, dhe zakonisht nuk keni nevojë të brengoseni për këtë.

Përderisa kjo është krejtësisht normale, nëse ndodh që sperma mos ta rikthejë ngjyrën e vet brenda më së shumti dy ditëve, është e nevojshme ta vizitoni doktorin sepse mund të keni ndonjë infeksion apo kancer.

Kur duhet të brengoseni

Një ngjyrë e gjelbër apo e verdhë e spermës mund të jetë indikator i diçkaje të keqe – kryesisht shenjë e ndonjë sëmundje të transmetueshme seksualisht.

Çfarë nëse nuk keni spermë fare?

“Orgazma e tharë” është kur mashkulli e arrin klimaksin seksual por nuk ejakulon. Te shumica e meshkujve të ri kjo nuk është problem, dhe zakonisht është rezultat i orgazmave të shpeshta nga të cilat gjenitalet mbesin pa lëng.

Sidoqoftë, te meshkujt e moshës së mesme apo te meshkujt e vjetër të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike të prostatës, radioterapisë apo tretmanëve tjera në zonën e prostatës, kjo mund të jetë shenjë e ejakulimit reaksionar.

Related posts

Bëjeni jetën tuaj më të lehtë! Tri metoda të thjeshta për t’i lehtësuar alergjitë e pranverës

Gazetamax.mk

Sekreti i incestit: Po ju zbulojmë për ç’shkak nuk kemi seks me familjarët

Gazetamax.mk

A është goja e thatë një simptomë e Coronavirusit?

Gazetamax.mk