GazetaMax
Kuriozitete

Fury – Chisora më 3 dhjetor në Londër

Boksieri britanik Tyson Fury, I cili në karrierën e tij të boksit professional ka 32 fitore e 1 barazim, më 3 dhjetor do të boksoj me bashkë patriotin e tij Dereck Chisora I cili në karrierë ka 33 fitore dhe 12 humbje.
Kjo sfidë mes dy boksierëve britanik do të zhvillohet në stadiumin e Tottenhamit në Londër . Në këtë sfidë Tyson Fury do të mbrojë titullin kampion bote në kategorinë WBC.Lajmi ende nuk është zyrtar, por mediat britanike konfirmojnë se gjithçka është e përfunduar për këtë triologji. Fury i ka fituar dy sfidat e mëparshme ndaj Chisora: Në vitin 2011 me vendim unanim dhe në vitin 2014, me tërheqje të rivalit në raundin e 10-të.
“Unë gjithnjë kam thënë se do të përballem edhe një herë tjetër me Dereck Chisora në fundin e karrierës time”, u shpreh Tyson Fury, i pamposhtur në karrierën e tij. Ndërsa Chisora ka fituar duelin e fundit ndaj Pulev, por më herët është mundur nga Usyk e dy herë nga Parker.

Related posts

Katari do të jetë nikoqir i Kupës së Azisë 2023

Gazeta Max

‘Jam i gatshëm për t’u rikthyer në Milan’, ylli i madh e kërkon rikthimin në ‘San Siro’

Gazeta Max

PSG e nxjerr në shitje Neymarin duke ia caktuar edhe çmimin e largimit – Anglia pritet të jetë destinacioni i ardhshëm i brazilianit

Gazeta Max