GazetaMax
Lajme

Prej sot normalizohet qarkullimi i autobusëve në Shkup, sigurohen pagat e punëtorëve

Shkup, 21 tetor – Të gjithë autobusët e NQP-së janë rikthyer në rrugët e kryeqytetit, pasi Qyteti i Shkupit ka siguruar paga për punëtorët. Këshilli i Qytetit të Shkupit mori vendim për bartjen e mjeteve për pagesën e pagave për punëtorët, ndërsa kryetarja Danella Arsovska kërkoi shlyerjen e borxheve të institucioneve ndaj NQP-së, por edhe përgjegjësi nga menaxhmenti dhe të gjithë ata që kontribuan në gjendjen e keqe në ndërmarrjen.

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e djeshme të jashtëzakonshme njëzëri e votoi vendimin për ndarjen e subvencioneve për Ndërmarrjen Qarkulluese Publike – Shkup, me të cilin praktikisht mundësohet pagimi i pagave për punëtorët e kompanisë dhe ndërpritet protesta e shoferëve për shkak të së cilës sot transporti publik në qytet nuk funksionoi. Kryetarja Arsovska kërkoi të shlyhen borxhet e të gjitha institucioneve që i kanë borxh kompanisë.

“Këshilltarët e votuan vendimin me shumicë të plotë. Ajo që më gëzon është se më në fund shohim një konsensus për një çështje. Është se ajo që ndodhi në 30 vitet e kaluara në një nga ndërmarrjet publike dhe e cila u rrënua, praktikisht tani kemi një konsensus që më në fund duhet ndihmuar, tha në deklaratë për mediat kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Ajo shtoi se me vendimin e seancës së këshillit të qytetit do të sigurohen mjete që do të jenë zëvendësim për ato mjete të planifikuara që nuk janë shlyer nga Qeveria, përkatësisht MASH dhe komunat.

“Kjo do të sigurojë që praktikisht deri në fund të vitit të mos kenë probleme të tilla si ajo që ndodhi me vonesën e pagës së këtij muaji për pesë ditë”, tha Arsovska.

Kryetarja tha gjithashtu se do të kërkohet përgjegjësi adekuate, siç tha ajo, për gjendjen e rëndë financiare në të cilën është futur kjo kompani publike dhe borxhet miliona dollarëshe që ka krijuar. Sipas saj, bëhet fjalë për borxhe që kanë më shumë se një dekadë.

Në lidhje me pyetjen se kur do të paguhen pagat e punëtorëve në NQP, Arsovska tha se Qyteti i Shkupit është duke e përfunduar procedurën dhe se mjetet do të lirohen, siç tha ajo, dje ose sot, varësisht nga Ministria e Financave.

Ajo po ashtu theksoi se deri më tani ka pasur raste kur është vonuar jo vetëm pas pesë ditësh, por edhe pas shumë ditësh, kështu që asnjëherë nuk është ndalur transporti publik për qytetarët e Shkupit.

Lidhur me paraqitjen e paralajmëruar të kallëzimit penal kundër personave që pengojnë funksionimin e rregullt të NQP-së, Arsovska u përgjigj se ajo që është paralajmëruar do të respektohet në vazhdimësi.

Kryetari i Sindikatës për komunikacion dhe lidhje në NQP, Miqo Stojanovski, tha se me daljen nga zyra e kryetarit të komunës pas arritjes së marrëveshjes para mbledhjes së Këshillit, për vendimin janë njoftuar punëtorët e dy bazave të autobusëve dhe të gjithë autobusët e NQP-së kanë tashmë janë lëshuar në rrugët e Shkupit

Është arritur marrëveshje për pagat e punëtorëve të Ndërmarrjes qarkulluese publike dhe autobusët e NQP-së tashmë do të fillojnë të qarkullojnë, ka konfirmuar dje për MIA-n kryetari i Sindikatës së NQP-së, Miço Stojanovski.

“Transferimi i parave është bërë. Paga do të shpërndahet nesër. Autobusët fillojnë të qarkullojnë”, tha Stojanovski për MIA-n.

Informacioni është përcjellë nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, me të cilën kanë pasur takim para gjysmë ore.

Edhe nga Qyteti i Shkupit përmes një komunikate për media kanë konfirmuar se është gjetur zgjidhja. I kanë bërë thirrje menaxhmentit të kompanisë që të japë dorëheqje dhe i kanë ftuar Qeverinë dhe komunat që sa më shpejt t’i paguajnë borxhet ndaj NQP-së.

“NQP vazhdon me funksionimin normal, pasi që Qyteti i Shkupit gjeti zgjidhje për krizën e shkaktuar artificialisht në kompani. I bëjmë thirrje menaxhmentit të kompanisë, në formën e Bordit drejtues, të dorëzojë menjëherë dorëheqje të parevokueshme nga detyra për shkak të menaxhimit joadekuat të kompanisë, duke nxitur dhe shkaktuar kaos. Pagat e NQP janë siguruar. Ndërkohë, mbetemi në kërkesën që Qeveria dhe komunat t’i shlyejnë sa më shpejt borxhet e grumbulluara në miliona”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Related posts

Ardit Jakupi zgjidhet kryetar i Forumit rinor të BDI për nëndegën Jashtë Vardarit në Tetovë

Gazetamax.mk

“Përderisa politikanët shqiptarë nuk ulen bashkë, politikanët maqedonas “përgatisin” skenare anti-shqiptare”

Gazetamax.mk

Janevski: Ohri nuk duhet të jetë sinonim i akomodimit të shtrenjtë, dhomave të ftohta dhe mëngjesit bajat

Gazetamax.mk