GazetaMax
Lajme

Në Tabanoc për dalje nga shteti pritet një orë, në Dellçevë 30 minuta

Shkup, 22 tetor – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i rritur. Në VK Tabanoc për dalje nga shteti pritet rreth një orë, ndërsa në VK Dellçevë rreth 30 minuta.

Siç kumtuan nga LAMM, në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e jonë nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektim të sinjalizimit në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët në pellgje, lugina të lumenjve dhe gryka, ku ka mundësi për shembje të dheut. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Rrokulliset vetura në Strazhë, tre të lënduar

Gazeta Max

Kuvendi me 56 vota miratoi Buxhetin për vitin 2023

Gazeta Max

Panel diskutim: Dezinformatat ruse ndikojnë negativisht mbi të menduarit e njerëzve

Gazeta Max