GazetaMax
Ballina

Ndërron jetë këngëtarja amerikane, Traci Braxton

Ka ndërruar jetë këngëtarja Traci Braxton, e cila ishte motra e Toni dhe Tamar Braxton.

Ajo ishte 50-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur Toni në llogarinë e saj në Instagram herët të shtunën në emër të familjes Braxton.

“Me keqardhjen më të madhe ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të motrës sonë, Traci, e cila është e panevojshme të thuhet se ishte një dritë e ndezur, një vajzë e mrekullueshme, një motër e mrekullueshme, një nënë e dashur, grua, gjyshe dhe një interpretuese e respektuar. Do të na mungojë shumë”, nis deklarata e familjes.

“Kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë. Ne jemi familje përgjithmonë”, përfundon deklarata e familjes.

Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi edhe bashkëshorti i Tracit, Kevin Surratt, në një deklaratë të shpërndarë me Fox News Digital. Ai tha se ajo kishte qenë privatisht duke iu nënshtruar trajtimit për kancerin e ezofagut.

Traci ka lindur në prill të vitit 1971 në familjen e famshme Braxton. Përveç Toni dhe Tamar, vëllezërit e motrat e saj përfshijnë vëllain Michael Jr. dhe motrat Towanda dhe Trina.

Disa nga hitet e saj janë: “Last Call”, “Broken Things” dhe “Lifeline”.

Related posts

Një gotë qumësht në mëngjes, redukton rrezikun nga diabeti

Gazeta Max

Nikoll gati me një mega projekt, dy në një video

Gazeta Max

Konkurrentja nga Kosova shpërthen në “Për’puthen”: “Unë jam princeshë, nuk jam femër palidhje”

Gazeta Max