GazetaMax
Lifestyle

Çfarë ushqimi u rekomandohet të sëmurëve nga “Helicobacter pylori”?

Ky bakter është shkaku më i shpeshtë i gastritit dhe shkaktar më kryesor i të thatit në zorrën dymbëdhjetëgishtore dhe në lukth

Në pjesën më të madhe deri te infeksioni vjen nëpërmjet rrugëve feko-orale.

Infeksioni është më i shpeshtë te fëmijët dhe familjet me shumë anëtarë, të cilët flenë bashkë, hanë nga e njëjta pjatë dhe pinë nga e njëjta gotë, përkatësisht aty ku standardet higjienike nuk janë edhe aq në nivel të lartë.

Të gjithë ata që janë të infektuar me “Helicobacter pylori” marrin gastrit kronik sipërfaqësor i cili është tërësisht beninj dhe i parrezikshëm në 80 për qind të njerëzve të infektuar gjatë tërë jetës.

Ata nuk kanë kurrfarë problemesh dhe nuk duhet të testohen dhe të shërohen.

Ushqimi do të duhej që të bazohej në pemë, siç janë karota, lakra, borania, brokoli.

Ky lloj i bakterit mund të shkaktojë edhe absorbimin e dobët të hekurit dhe të vitaminave B12 në organizëm që shkakton aneminë. Kur ky bakter të jetë shkatërruar me antibiotik edhe aftësia e organizmit që t’i thithë këto nutriente bëhet më e mirë.

Nëse nuk dëshironi të përdorni këto suplemente, atëherë në ushqimin tuaj konsumoni ushqimet që përmbajnë hekur dhe vitamina B 12. Hani mish të kuq, bishtaja dhe drithëra.

Nëse pos këtij bakterit në organizëm konsumoni sasi të madhe të kripës, rreziku nga kanceri i lukthit rritet. Hulumtimet kanë treguar se kripa e forcon infeksionin e shkaktuar me këtë bakter duke e shndërruar në sëmundje kancerogjene.

Pakësoni konsumimin e kripës dhe shmangni ushqimin e përpunuar në mënyrë industriale. Shmangni ushqimet e grimcuara si çipsat, shkopinjtë e njelmët dhe ngjashëm.

Vitamina C mund ta përshpejtojë vetë procesin e shërimit të mukozës së lukthit dhe të pakësojë efektet e padëshiruara nga vetë tretmani.

Kur njëherë ta keni hedhur bakterin nga organizmi juaj, vitamina C pakëson ndryshimet para-kanceroze në stomakun tuaj.

Vitamina C gjendet në shumicën e agrumeve, e me këtë vitaminë janë të pasura edhe dredhëzat, specat e kuq dhe shumë pemë dhe perime të tjera.

Vaj ulliri ekstra i virgjër ka veti të fuqishme antibateriale për shkak të bollëkut me antioksidantë.

Çaji i gjelbër ndihmon në eliminimin e baktereve dhe viruseve nga trupi. Ai përmban në nivele të larta polipenoli, element i cili pengon prodhimin e H.pilori.

Related posts

Bora rregullohet si nuse më mëngjes, për ku është nisur?

Gazetamax.mk

Sëmundjet që ju bëjnë të keni ftohtë

Gazetamax.mk

Arsyet e ngritjes së shtypjes së gjakut

Gazetamax.mk