GazetaMax
Kuriozitete

Detaje të reja: Tyson Fury kishte humbur memorien pas fitores së dytë ndaj Deontay Wilder

Tyson Fury dhe Deontay Wilder kompletonin një trilogji nga e cila fitues doli britaniku, me dy fitore, kurse ndeshja e parë përfundonte baras.
Në mendjen e të gjithëve, Fury ishte fituesi i padiskutueshëm në këtë meç, por megjithatë edhe Wilder kishte bërë pjesën e tij.
Sipas raportimeve të fundit, Fury madje kishte pasur probleme me memorie, pasi mori fitoren e dytë ndaj amerikanit.
“…Madje kam përjetuar humbje afatshkurtër të memories pas atij meçi me Wilder në vitin 2021, kur, në orët pas fitores, koka ime ishte mbuluar më një gungë sa një top tenisi”, ka thënë Fury, përcjell lajmi.net.
“Ishte e pamundur të kujtoja sa herë isha rrëzuar. Gjithçka ishte e mjegullt dhe ajo përvojë më trembi”, shtoi ‘Gypsy King’.
Fury është aktualisht kampion i WBC, që nga koha kur fitoi titujt e tij, pikërisht ndaj Deontay Wilder.

Related posts

Mbappe-Real, vjen lajmi i madh

Gazeta Max

Kilian Mbape nuk shfaqet në stërvitjen e fundit, mungojnë edhe Tçuameni e Rabiot

Gazeta Max

Përfundojnë pjesët e para: Drenica në avantazh ndaj Ferizajt, Malisheva – Trepça 89’, ende pa gola

Gazeta Max