GazetaMax
Kuriozitete

Anthony Joshua shpjegon thyerjen e tij emocionale pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Anthony Joshua pësonte humbjen e tij të dytë në luftë kundër Oleksandr Usyk gjatë muajit gusht, por mori vëmendjen e mediave pas një fjalimi emocional pas duelit.
Duke komentuar ngjarjet e gushtit, Joshua së fundmi ka pranuar se ishte i thyer mentalisht pas humbjes së dytë në duel me ukrainasin.
AJ ka thënë se fizikisht është gati të luftojë përsëri, por po këshillohet të pushojë mentalisht.
“Ju e patë pas meçit të fundit, më ndau në dysh. Kisha shumë brenda vetes, për veten, për tifozët britanikë, për meçin unifikues, thjeshtë më theu”, ka thënë Joshua.
“Për kapacitetin mental, të afërmit më thonë: ‘duhet të pushosh mentalist’. Fizikisht, jam gati të përballem me këdo. Jam luftëtar, më pëlqen ky sport, më pëlqen garimi, por në aspektin mental, mendoj se njerëzit e kanë parë se do të thotë shumë”, shtoi ai.
Joshua ishte duke shqyrtuar mundësinë që të përballej me Tyson Fury, por negociatat mes tyre nuk çuan në një përfundim të mirë. AJ ka tashmë në listë opsione si Dillian Whyte apo edhe Deontay Wilder.

Related posts

Hazard: Nuk ka dyshim, Benzema e meriton Topin e Artë

Gazeta Max

Granit Xhaka e zbulon ëndrrën e madhe

Gazeta Max

“Nuk është njeri” – Messi çmend të gjithë me videon e fundit, tifozët ndahen në mes nëse është e vërtetë apo e rreme

Gazeta Max