GazetaMax
Lajme

Mickoski: Buxheti nuk korrespodon me gjendjen reale ekonomike

Shkup, 3 nëntor – Buxheti është i predimensionuar dhe nuk korrespondon me gjendjen reale ekonomike në shtet, konsideron kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pasi që Qeveria dje e miratoi Propozim-buxhretin për vitin 2023.

Sipas liderit opozitar, janë predimensionuar shpenzimet dhe tashmë në vitin e parë, siç tha, Qeveria e shkelë rregullën e deficitit buxhetor, të cilin paraprakisht e miratoi Parlamenti me Ligjin për buxhet, përkatësisht është më i madh prej 3 për qind siç është definuar atje.

“Me atë edhe njëherë e tregojnë karakterin e tyre të rrejshëm. Përdorin dy fjalë të njejta – “rregulla e artë” si vitin e kaluar. Besimi për buxhetin për vitin 2022 “rregullën e artë” e lidhte me investimet kapitale dhe paralajmëroi nivel rekord të tyre, 38 miliardë denarë, të cilat me ribalancin i uli në 32 miliardë denarë, ndërsa gjendja momentale e investimeve kapitale është 14 miliardë denarë… Të njejtën tani e paralajmërojnë për vitin tjetër, me fjalët e njejta, vetëm se tani atë e bën Kovaçevski dhe thotë “rregulla e artë gjatë shpenzimeve kapitale”, dhe paralajmëron jo 32 apo 38 por 49 miliardë denarë. Kjo sërish është një gënjeshtër dhe i njejti manipulim si vitin e kaluar. Qytetarëve duhet qartë de zëshëm t’u thotë se buxheti është i dedikuar kryesisht për vjedhje, sepse ky është viti i fundit i pushtetit të tyre”, tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës në Prilep.

Related posts

Grubi nga Çairi: Ky masovitet i jashtëzakonshëm dëshmon se qytetarët duan të ardhme europiane

Gazeta Max

Mbi 100 mijë të huaj morën nënshtetësinë përgjatë 30 viteve

Gazeta Max

Një shitore është djegur ndërsa dy të tjera janë dëmtuar nga zjarri që shpërtheu në Tetovë

Gazeta Max