GazetaMax
Lajme

Ruskovska: Më kërcënuan që të kem kujdes, përndryshe do të përfundoj si Katica Janeva

Shkup, 4 nëntor – Për Vilma Ruskoskën, Prokuroria për Ndjekje të Krimit ët Organizuar dhe Korrupsionit funksionon në mënyrë të shkëlqyer dhe ka rezultate. Por e pranon se ka edhe presione. Sipas deklaratave të saj në një debat në A1on, asaj i kishin thënë: “Kujdes çfarë bën, mund të përfundosh si Katica Janeva”. Ajo pret fitore, ndërsa për këtë e sigurtë është 102,5%, transmeton Zhurnal.

“Nuk pajtohem se PNKOK ka besim të ulët, përkundrazi”, shtoi ajo.

Ajo përgjigjet edhe nëse ka pritur miratimin e dikujt para se të përndjekë funksionarë aktual nga pushteti.

“E dini çfarë thash kur fillova funksionarë aktual të përndjekë, kishte një fjalë, “Urime viti i ri i 49”, fjalia legjendare dhe gjithnjë e përmendë, “lindja na fshiu, perëndimi nuk po na regjistron”. Dmth mua opozita asnjëherë nukmë ka regjistruar, ndërsa pozita më fshiu”, tha Ruskovska.

Ajo veten e paraqet si një që nuk gabon. Nuk i pranoi vërejtjet e kolegëve të cilët pretendojnë të marin pozitën, se shpesh ka qenë nëpër TV dhe ka komentuar për procedura disiplinore.

“Shkëlqyeshëm po e punoj punën”, ka thënë ajo.

Ajo u përgjigj nëse ka mbështetur prokurorët që nuk kanë punuar në PNKOK.

E pyetur nëse rrypi ka goditur në shpinë të saj, tha: “Nëse mendoni nëse më është rrezikuar imazhi mes kolegëve, mendoj se jo. Përkundrazi tani kam mbështetje më të madhe nga kolegët”.

Prokurorja nëse nuk bëhet shefe, nuk do të kthehet të jetë prokurore e thjehstë./Zhurnal.mk

Related posts

КE: Të punohet në transformimin digjital dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale

Gazetamax.mk

Petrushevski: Vendi nuk mund të “pastrohet” nga korrupsioni i Qeverisë së udhëhequr nga LSDM

Gazetamax.mk

Lëre që nuk kanë paga por të punësuarit që protestojnë morën edhe kallëzim penal nga Qyteti

Gazetamax.mk