GazetaMax
Kuriozitete

ESPN: Liverpooli favorit për Bellingham

Liverpooli po konsiderohet favorit për të nënshkruar me mesfushorin e Dortmundit, Jude Bellingham.Të paktën kështu raporton ESPN, që i konsiderojnë “Të Kuqtë” një hap para skuadrave të tjera në garë për shërbimet e lojtarit.
Mesfusha është reparti ku skuadra e Jurgen Klopp po çalon më së shumti, andaj një ardhje e re do t’u ndihmonte në përmirësimin e rendimentit.
Ndonëse në verë erdhi Arthur Melo, impakti i tij nuk u vërejt fare. Braziliani më shumë po rri i lënduar, sesa në gjendje optimale për lojë.
Zbarkimi i mundshëm i Bellingham do t’ia shtonte kreativitetin e munguar mesfushës së Liverpoolit që po vuan shumë në këtë edicion.

Related posts

Arrihet marrëveshja mes Man United dhe Barcelonës për Frenkie de Jong

Gazeta Max

Tërstena ndau edhe pesë “Oskare të arta olimpike”

Gazeta Max

Distria Krasniqi mposhtet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Gazeta Max