GazetaMax
Lifestyle

Mos i hekurosni më rrobat: Truku i thjeshtë që i heqë rrudhat brenda pak minutave

Nëse nuk keni edhe aq kohë por duhet të vishni rroba të hekurosura e pastruara mirë, atëherë ekziston një truk i thjeshtë që për pak minuta mund ta përfundoni këtë proces. 
Më e mira e këtij truku është se nuk kushton asnjë cent.
Thjesht duke i vendosur 2-3 kuba akulli në tharëse të rrobave dhe duke e vendosur atë në temperaturë të lartë, rrudhat në rroba largohen.
Persona të panumërt në internet e kanë testuar këtë metodë të pazakonshme, ndërkaq rezultatet kanë qenë impresionuese.
Por, si funksionon ky truk?
Magjia ndodh kur akulli shkrihet nga nxehtësia e makinës dhe shndërrohet në ujë e pastaj në avull, duke e kryer të njëjtën punë që do ta kishte kryer edhe hekuri.
Në esencë, tharësja e rrobave i avullos rrobat në atë mënyrë që ato të mos jenë të rrudhosura./GM

Related posts

Erdhi projekti i bukur nga Vlora, quhet “Si dikur”

Gazetamax.mk

Një super suprizë për Vit të Ri po vjen nga Bani Rama me Shefo Ibo

Gazetamax.mk

Ëmbëlsirë për të sëmurët me diabet: Kafshata të ëmbla me të cilat të gjithë kënaqen!

Gazetamax.mk