GazetaMax
Lajme

Në Strugë shumë pak raportime për dhunë në familje

Strugë, 6 Nëntor – Dhuna në familje në Strugë dhe rrethinë raportohet fare pak. Në një rajon me mbi gjashtëdhjetë mijë banorë, mesatarisht ka vetëm dhjetë raportime në vit për dhunë në familje. Shumë shpesh viktimat heshtin. Sipas sociologëve kjo ndodh për shkak të traditave të popullatës dhe statusit të gruas në familje. Karakteristike është vazhdimësia e lidhjes martesore edhe pasi ka pasur dhunë në familje. Shpesh ndodh që të raportohen rastet dhe më pas të hiqet denoncimi nga vetë viktima. 

“Dhuna në familje është prezente në Strugë dhe rrethinë, por fatkeqësisht në Qendrën në Strugë numri i denoncimeve është zvogëluar. Më shpesh viktima është grua dhe arsyet janë ekonomike, sociale, alkoolizmi e të tjera.”, tha Mevmed Halili, drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale.

Qendra për Çështjet Sociale po zhvillon një fushatë për dhunën me bazë gjinore për të inkurajuar gratë viktima që të kërkojnë ndihmë.

“Fushata Ne jemi me ju – së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave është duke u zhvilluar. Si institucion, ne promovojmë barazinë gjinore dhe eliminimin e stereotipeve për rolet gjinore bazuar në kulturë, zakone, besim, traditë dhe praktika të tjera.”, tha Halili.

Sociologët thonë se gratë në rajon vuajnë dhe vazhdojnë të jetojnë me dhunuesin, nuk kërkojnë ndihmë. Shkak për këtë është edhe ekonomike e dobët e tyre por edhe frika. Në Ohër ka një qendër regjionale për mbrojtje të grave të dhunuara, ndërsa deri më tani asnjë grua nga Struga nuk i ka shfrytëzuar ato shërbime. Situata është më ndryshe në Ohër dhe dhuna në familje denoncohet më shumë. 

Related posts

Paralajmërohet zgjerimi i rrugës në Çairçanë/ Ganiu: Do të bëhet shpronësimi i objekteve përreth

Gazeta Max

Ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit do të zhvillojnë bisedime paqeje në Moskë

Gazeta Max

Kovaçevski: Qytetarët duhet të jenë të qetë edhe në aspekt të sigurisë edhe atë ekonomik

Gazeta Max
Lajme

Në Strugë shumë pak raportime për dhunë në familje

Strugë, 6 Nëntor – Dhuna në familje në Strugë dhe rrethinë raportohet fare pak. Në një rajon me mbi gjashtëdhjetë mijë banorë, mesatarisht ka vetëm dhjetë raportime në vit për dhunë në familje. Shumë shpesh viktimat heshtin. Sipas sociologëve kjo ndodh për shkak të traditave të popullatës dhe statusit të gruas në familje. Karakteristike është vazhdimësia e lidhjes martesore edhe pasi ka pasur dhunë në familje. Shpesh ndodh që të raportohen rastet dhe më pas të hiqet denoncimi nga vetë viktima. 

“Dhuna në familje është prezente në Strugë dhe rrethinë, por fatkeqësisht në Qendrën në Strugë numri i denoncimeve është zvogëluar. Më shpesh viktima është grua dhe arsyet janë ekonomike, sociale, alkoolizmi e të tjera.”, tha Mevmed Halili, drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale.

Qendra për Çështjet Sociale po zhvillon një fushatë për dhunën me bazë gjinore për të inkurajuar gratë viktima që të kërkojnë ndihmë.

“Fushata Ne jemi me ju – së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave është duke u zhvilluar. Si institucion, ne promovojmë barazinë gjinore dhe eliminimin e stereotipeve për rolet gjinore bazuar në kulturë, zakone, besim, traditë dhe praktika të tjera.”, tha Halili.

Sociologët thonë se gratë në rajon vuajnë dhe vazhdojnë të jetojnë me dhunuesin, nuk kërkojnë ndihmë. Shkak për këtë është edhe ekonomike e dobët e tyre por edhe frika. Në Ohër ka një qendër regjionale për mbrojtje të grave të dhunuara, ndërsa deri më tani asnjë grua nga Struga nuk i ka shfrytëzuar ato shërbime. Situata është më ndryshe në Ohër dhe dhuna në familje denoncohet më shumë. 

Related posts

​Sekuestrohen 700 litra vajra motorike të kontrabanduara

Gazeta Max

Dhënia e të dhënave personale në internet, qytetarët ndihen të shqetësuar

Gazeta Max

Pendarovski: Të luftojmë për valorizim të vërtetë të secilit punëtor

Gazeta Max