GazetaMax
Lajme

Situata në Veri të Kosovës, reagon MPJ

Shkup, 7 Nëntor – Ka reaguar Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut në lidhje me ngjarjet e fundit në Kosovë. Ministri Bujar Osmani bën thirrje për përmbajtje nga aktivitetet që mund të çojnë në përshkallëzimin e situatës.

“Republika e Maqedonisë së Veriut po ndjek me kujdes situatën në veri të Kosovës, përkeqësimi i mëtutjeshëm i së cilës mund të përbëjë një sfidë serioze për stabilitetin e rajonit. Si fqinjë të drejtëpërdrejtë të dy vendeve, apelojmë që të përmbahen nga aktivitetet që mund të çojnë në përshkallëzimin e situatës, ftojmë për kthim në institucionet e sistemit dhe vazhdimin aktiv dhe të menjëhershëm të dialogut që ne mbështesim dhe inkurajojmë fuqishëm. Gjetja e një zgjidhjeje të përhershme që do të sigurojë njohje reciproke dhe një të ardhme evropiane për të dyja vendet, është e vetmja rrugë për një normalizim afatgjatë të marrëdhënieve që është me interes jo vetëm për të dyja palët, por edhe për të gjithë rajonin”, thuhet në reagimin e ministrit, Bujar Osmani.

Related posts

Diplomati i lartë ministrit Osmani: Përcjellja z.Ahmetit, se asgjë në rajon nuk bëhet pa ju

Gazetamax.mk

Stojanovska: LSDM po kërkon shpëtim dhe të ndajë përgjegjësinë

Gazetamax.mk

Greva në shkolla vazhdon, në kopshte situata më e qetë

Gazetamax.mk