GazetaMax
Lifestyle

Rëndësia e higjienës orale

Përveç dhëmbëve të bukur dhe të shëndetshëm, mbajtja e higjienës së zgavrës së gojës mundet edhe të parandalojë shumë sëmundje.
Ju sjellim një varg të gjendjeve të cilat do t’i parandaloni me larjen e rregullt të dhëmbëve.
Sëmundjet e zemrës – Personat e rritur të cilët çdo ditë e mbajnë higjienën e zgavrës se gojës kanë rrezik dukshëm më të vogël nga krijimi i sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër, kanë zbuluar shkencëtarët amerikan.
Sulmi në tru – Shkencëtarët kanë gjetur lidhjen në mes shkuarjes së rregullt te stomatologu për pastrim profesional të dhëmbëve dhe rrezikut të reduktuar për të pasur sulm në tru.
Sëmundjet e mishit të dhëmbëve – Ekspertët rekomandojnë që dhëmbët t’i lani me furçë të paktën 2 herë në ditë për të parandaluar krijimin e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve.
Inflamacioni i mushkërive – Infeksionet dhe sëmundjet e zgavrës së gojës mund të rrisin rrezikun nga krijimi i sëmundjeve respiratore, duke përfshirë inflamacionin e mushkërive dhe sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive.
Dobësimi – Pastrimi i rregullt i dhëmbëve i dërgon sinjale trurit që keni përfunduar me ushqim. Lani dhëmbët me furçë pas çdo ushqimi dhe do të reduktoni probabilitetin e ngrënies së tepërt, dhe atë çdo herë. Po ashtu, ka më pak probabilitet që do të doni të hani pas larjes së dhëmbëve, sepse ushqimi ka shije të ndryshme, jo aq të mirë.
Disfunksioni erektil – Shkencëtarët kanë konstatuar që sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë më të shpeshta te meshkujt që kanë probleme me ereksion, në krahasim me meshkujt që nuk vuajnë nga disfunksioni erektil.
Sëmundja e Alzheimerit – Me hulumtime është treguar qe personat të cilat kanë sëmundje të mishit të dhëmbëve dhe ata të cilëve u kanë rënë shumë dhëmbë kanë rrezik më të mëdha nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit.

Related posts

Bajamet mund të përmirësojnë shëndetin e zorrëve: Sa duhet të hani

Gazetamax.mk

Kompania “Funerali Elezi”, bën shërbime funerali me shpejtësi dhe korrektësi të jashtëzakonshme

Gazetamax.mk

Afrona hap qendër estetike, me pamjen e saj po bën “dritë”

Gazetamax.mk