GazetaMax
LIFESTYLE

Dhurata në muajin festiv nga David Dreshaj quhet “The Christmas Ep”

Një nga idetë më fantastike në muajin festiv qê është dhjetori dikur vinin me këngët për Krishtlindje si: Frank Sinastra, Elvis Presley, Mariah Carey , Michael Buble apo shumë yje të tjerë botëror, por tashmë kemi idenë e artistit shqiptar. Po pikërisht këngëtari David Dreshaj sapo ka sjellë një projekt mjaft të bukur që e ka quajtur “The Christmas Ep” me 7 këngë të njohura krishtlindjesh të kënduar mjaft origjinale e bukur nga talenti nga Malësia.

Këngët mjaft të njohura gjashtë prej tyre, ndërsa një dhe e para që është në gjuhën shqipe është e re dhe albumi përmban si : ” Si Këmbanë”, ” What Child is This”, ” Silent Night”, Noel ( He is born”, ” Mary did you know” , “Jingel Bells’, ‘O come, o come Emmanuel” i gjeni në Ep nga David Dreshaj dhe na besoni do tju bëjnë festat e fundvitit teksa i dëgjoni edhe më të lumtura.

Artisti ka qenë përzgjedhës i rafinuar edhe me bashkëpunëtorët në këtë projekt duke nisur nga muzika dhe arranzhmani, mix- master Darko Dimitrov, tekstshkruesi Elinel duke qenë i kujdesshëm të përmende edhe muzikën origjinale të disa prej këngëve të njohura por që i ka dhënë dorën e ngjyrën edhe vetë ai në secilën pjesë këtij projekti.

E veçanta e këtij albumi që do të vulosë karrirën e tij muzikore si artist i shumë hiteve është dhe fotoja që ka dashur të prezantohet me Davidin kur ishte i vogël, duke piktuar më shumë lumturinë festive të këtyre këngëve. Ne ju ftojmë t’i shijoni e t’i dëgjoni në linkun më poshtë një e nga një publikuar në ditën e parë të dhjetorit të gjithë projektin me klipe e ku i gjeni në kanalin e Youtube me emrin David Dreshaj.

Related posts

Annella vjen “Extra on top” në projektin e ri

e-max

Ushqimet që ju fryjnë në darkë dhe ato që ndihmojnë tretjen

e-max

Arsyeja pse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm

e-max