GazetaMax
Adrenaline

Blatter: Është faji im, Kupa e Botës nuk duhej zhvilluar në Katar

Botërori do të nisë pas 12 ditësh por kritikat për zhvillimin e kompeticionit në Katar nuk janë shuar.
Sepp Blatter, i cili në atë kohë mbështeti kandidaturën si president i FIFA-s, e konsideron atë zgjedhje gabim.
“Ishte një zgjedhje e gabuar dhe unë jam përgjegjës, si president i FIFA-s në atë kohë,”- tha ai në një intervistë për “Tamedia”.
Më tej ish-kreu i FIFA-s thekson se pas Russia 2018, do të ishte mirë që Kupën e Botës ta kishin marrë USA si një shenjë paqeje.
“Do të ishte një gjest paqeje nëse këta dy kundërshtarë politikë do të kishin organizuar Botërorin njëri pas tjetrit“-tha ai.

Related posts

Roma me ofertë zyrtare për Dybalan

Gazetamax.mk

Danimarka në Katar 2022 me fanella që kritikojnë abuzimin me të drejta të njeriut

Gazetamax.mk

Mbappen apo Haaland, ja kënd zgjedh Alves

Gazetamax.mk