GazetaMax
Ballina

Shenjat që tregon trupi kur keni probleme me zemrën

Problemet me zemrën manifestohen me disa simptoma që dallohen lehtë po të jeni të vëmendshëm.
Në vijim ju sjellim disa nga shenjat që jep trupi kur keni probleme me zemrën.
Shtrëngimi në kraharor
Nëse keni dhimbje, bllokim apo shtrëngim jo në anë të kraharorit por në mes të tij atëherë duhet të bëni një vizitë te mjeku i zemrës për të kuptuar më shumë.
Frymëmarrja
Një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do t’ju duket sikur ju mungon ajri.
Rrahje të çrregullta të zemrës
A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori? Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë? Ky çrregullim i rrahjeve të zemrës është një shenjë e problemeve me zemrën, ndaj vizita te mjeku është e rekomandueshme.
Humbja e ndjenjave
Humbja e pashpjegueshme e ndjenjave ka të bëjë me probleme të ndryshme, por një nga më kryesorët ka lidhje me zemrën. Nëse kuptoni që keni këto simptoma, këshillohet të vizitoheni tek një mjek menjëherë.

Related posts

Bizelet e zvogëlojnë stresin

Gazetamax.mk

Grubi në Click plus: Ka pasur tentativa që mos votohet kjo Qeveri por pa sukses

Gazetamax.mk

Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i limonit jeshil

Gazetamax.mk