GazetaMax
Ballina Lajme

Drejtori i ndërmarjes “Rrugë dhe rugica”, Saidi: Kemi filluar me rikonstruimin e rrugës “Dame Gruev”

Më në fund, pas shumë vitesh ka filluar të rikonstruohet rruga “Dame Gruev” ka bërë të ditur sot drejtori i NP “Rrugë dhe rrugica”, Said Saidi.

Mjetet financiare për rikonstruimin janë siguruar nga Qyteti i Shkupit.

“Duke filluar me fazën e parë me sanimin e bordurave dhe trotuareve, por pas përfundimit so të fillojmë me rikonstruimin e rrugës. Fazën e parë e kemi filluar nga rruga” Maqedonia” e deri te Kuvendi. Fazën e dytë nga “Paloma Bjanka” deri në rrugën “Maqedonia” është shprehur drejtori Saidi.

Kjo rrugë është njëra ndër më të frekuentuarat e cila për shumë vite është lënë në harresa. Lidh shumë institucione, e që tani me iniciativë të Qytetit të Shkupit dhe drejtorit të NP Rrugë dhe rrugica, Said Saidi po bëhet një realitet premtimi për tu rregulluar.

Related posts

Tre vetura, tre autobusë dhe një minibus u kapën duke kryer transport ilegal të udhëtarëve

Gazetamax.mk

77% e përdoruesve nuk e njohin procedurën e reklamimit pranë operatorit postar

Gazetamax.mk

Ambasada turke falenderon për solidaritetin e shprehur nga vendi pas tërmetit në Turqi

Gazetamax.mk