GazetaMax
Lajme

Kuvendi do ta mbajë seancën e 66-të

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 66-të, në rend dite të së cilës janë disa propozim-vendime- ligjore me procedurë të shkurtuar.

Deputetët mes tjerash duhet të shqyrtojnë edhe Propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, të dorëzuar nga një grup deputetësh.

Para disa ditësh, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi vendimin për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa nga pozita e Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk ishin të pranishëm në sallë dhe nuk votuan.

Related posts

Raporti i KE: Rreziqet që i vijnë Ballkanit nga lufta

Gazeta Max

Ibrahimi në takim me kryesinë e Degës së Alternativës në Gostivar

Gazeta Max

Bajrami: Janë zgjedhur rreth 2000 lëndë nga anti-korrupsioni

Gazeta Max