GazetaMax
Lajme

Xhaferi u takua me ambasadoren e sapoemëruar greke Filipidu

Shkup, 18 nëntor – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Greqisë në vend, Sofija Filipidu.

“Xhaferi, duke i drejtuar urime për emërimin në funksion dhe duke dhe i uruar sukses në punën e saj, shprehu pritjet për vazhdimin e kontinuitetit të bashkëpunimit me Ambasadën në Shkup. Hapat e ndërmarra nga të dyja qeveritë në vitet e kaluara mundësuan bashkëpunim bilateral më intensiv, përfshirë edhe anëtarësimin tonë në Nismën Adriatiko-Joniane, si edhe anëtarësimin në NATO”, theksoi kryetari i Kuvendit.

Ai shtoi se në ato suaza, është përforcuar bashkëpunimi institucional në fushën e mbrojtjes, në raport me mbrojtjen e hapësirës ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut

“Në takim u bë fjalë edhe për nismën proaktive nga ana jonë për realizimin e vizitave bilaterale në të gjitha nivelet, përfshirë edhe në nivel të kryetarëve të parlamenteve, si edhe për avancimin në fushën e eurointegrimeve dhe aktiviteteve të radhës me të cilat do të mundësohet hapja e klasterëve dhe kapitujve në procesin e negocimit për anëtarësim në BE”, thuhet në kumtesën e shërbimit për informim të Kuvendit.

Ambasadorja Filipidu falënderoi përzemërsisht për realizimin e takimit, duke u pajtuar se me Marrëveshjen e Prespës ka thellim të raporteve, por se gjithmonë ka mundësi për dinamizim të mëtejshëm dhe për futjen e energjisë plotësuese në implementimin e saj.

Segment i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi është avancimi i dimensionit parlamentar dhe këmbimi i përvojave ndërmjet parlamentarëve për çështje me interes të ndërsjellë. Nga ana e saj u përsërit qëndrimi zyrtar shtetëror për mbështetjen e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE dhe sigurimin e ndihmës dhe ekspertizës gjatë këtij procesi, si edhe mbështetjen e qeverisë greke për menaxhimin e krizës energjetike.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi i ndërsjellë dhe ndihma për popullin dhe institucionet ukrainase në kuadër të NATO-s duhet të vazhdojë ndërsa potencialet në sferën e ekonomisë, infrastrukturës dhe turizmit duhet të shfrytëzohen në mënyrë përkatëse nga ana e të dyja palëve.

Related posts

Reshje të dobëta bore në Stracin dhe Gjavatë

Gazetamax.mk

Masat e Qeverisë, të pafuqishme përballë shtrenjtimeve

Gazetamax.mk

Pa ujë shfrytëzuesit e rrugës Fushë Tophanë

Gazetamax.mk