GazetaMax
Lajme

Partisë “E Majta” i “djegë” që uniformat e policisë do të jenë edhe në SHQIP

Shkup, 24 nëntor – Partia “E Majta” sot ka dorëzuar iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese për vleërsimin e kushtetueshmërisë të vendimit me të cilën Qeveria ka vendosur që uniformat e policisë nga viti 2023 të jenë në dy gjuhë, informon Zhurnal.

Sipas të Majtës, ky vendim është kundër kushtetutës dhe nuk guxon të zbatohet.

“Konsiderojmë se ky vendim si akt nënligjor të qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën, me aktet tjera nënligjore me ligjin për gjuhët, ligjit për punë të brendshme dhe ligjin për policinë.

Ekzistojnë shumë arsye formale-juridike dhe materiale juridike ky akt i qeverisë të anulohet dhe kjo është cekur në iniciativën tonë që e dorëzuam te Gjykata Kushtetuese”, thonë nga E Majta.

Sipas tyre, kjo paraqet degradim të gjuhës maqedonase dhe goditje mbi identitetin maqedonas./Zhurnal.mk

Related posts

Spasovski: Asnjëherë të mos përsëritet “e hëna e zezë” kur VMRO përjashtoi me dhunë deputetët nga Kuvendi

Gazeta Max

Halili: Elita politike nuk e lufton korrupsionin, prandaj të rinjtë janë ose në parti ose emigrant

Gazeta Max

Lëre që nuk kanë paga por të punësuarit që protestojnë morën edhe kallëzim penal nga Qyteti

Gazeta Max