GazetaMax
Lajme

Kushtrim Ahmeti zgjidhet u.d rektor i Universitetit të Tetovës

Tetovë, 24 nëntor – Prof. dr. Kushtrim Ahmeti është zgjedhur ushtrues i detyrës, rektor i Universitetit të Tetovës. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Senatit të UT-së.

Poashtu, në këtë mbledhje, në pajtim me Ligjin për arsimin e lartë, Statutin e Universitetit, aktet ligjore, nënligjore dhe aktet e tjera të brendshme të Universitetit, prof. dr. Vullnet Ameti është zgjedhur kryetar i Senatit të Universitetit të Tetovës.

Në mbledhjen e Senatit, po ashtu u diskutuan edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me ecurinë e përgjithshme të veprimtarisë arsimore – shkencore të Universitetit gjatë këtij viti akademik, thuhet në kumtesën e UT-së.

Related posts

Murtezani: Mekanizmi për sundimin e ligjit paraqet pasqyrë të ndërgjegjes sonë demokratike

Gazeta Max

Osmani në mënyrë unike e shënon Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Gazeta Max

Krasniqi: Me ShBA-të në krah, Kosova gjithmonë ka triumfuar mbi padrejtësitë

Gazeta Max