GazetaMax
Lajme

Taravari do konsultohet me organet partiake për çdo vendim/ Qeveria bën gati pakon e resoreve për ASH

Shkup, 24 Nëntor – Vazhdojnë negociatat mes Qeverisë dhe Aleancës për Shqiptarët për hyrjen e mundshme të partisë në pushtetin ekzekutiv.

Mirëpo, TV21 nga burimet e saj ka mësuar se negociatat janë në një fazë të hershme dhe se aktualisht debati më i madh po zhvillohet mes partnerëve të koalicionit qeveritar, LSDM-së, BDI-së dhe Alternativës se cila parti do t’i lëshojë portofolet që do të shkojnë në duart e Aleanca nëse hyn në Qeveri.

TV21 mëson gjithashtu se qeveria është duke përgatitur paketa që do t’i propozojë Aleancës për Shqiptarët, e cila nëse vendos të anëtarësohet në mazhorancë, do të mund të zgjedhë njërën nga 2-3 paketat që përmbajnë ministritë dhe administratat, e kështu as procesi i negociatave nuk do të zgjatej. Ndër të tjera mësohet se AA po tenton të marrë në dorë Ministrinë e Shëndetësisë, e cila aktualisht drejtohet nga Alternativa, parti kjo që nuk e ka mirëpritur idenë e hyrjes së AA në Qeveri dhe aq më pak idenë e heqja dorë nga një ministri, siç është shëndetësia.

Nga burime të AA-së mësohet se çdo vendim përfundimtar për anëtarësim ose jo në Qeveri do të kalojë në një proces konsultimi me anëtarësinë, pra do të merret me një lloj “referendumi” të brendshëm partiak. Informacionet jozyrtare thonë se këtë fundjavë Taravari do të jetë në Tiranë ku do të zhvillojë konsultime me faktorët e atjeshëm nëse partia duhet të jetë pjesë e pushtetit ekzekutiv.

Nesër bëhet një javë nga takimi i kryeministrit Kovaçevski me Taravarin, por për momentin nuk ka asnjë informacion të ri zyrtar. Në pyetjen – deri ku është procesi për hyrjen e AA në Qeveri, nga partia me një përgjigje të shkurtër se “nuk ka asgjë më konkrete”.

Related posts

Xhaferi e refuzoi iniciativën e VMRO për Referendum

Gazetamax.mk

Përfundon takimi i partnerëve qeveritar, ja çka u diskutua

Gazetamax.mk

Pendarovski: Banka Popullore udhëheq politikë monetare efikase gjatë të gjithë krizave

Gazetamax.mk