GazetaMax
Lifestyle

Sjelljet negative që ju bëjnë mirë

Psikologët kanë deklaruar se disa sjellje të konsideruara si negative i bëjnë mirë shëndetit mendor të njerëzve. Ata japin rekomandimet e tyre edhe për këtë rast.

Ekzistojnë disa sjellje, të cilat konsiderohen si negative, por që në të vërtetë i bëjnë mirë secilit prej nesh. Janë të shumtë personat që besojnë se disa sjellje dhe disa mënyra përballimi problemesh janë negative, por jo gjithmonë është kështu.

“Ndonjëherë, mënyra jonë e të reaguarit ndaj disa problemeve, mund të na shpëtojë nga situata të këqija”, bien dakord psikologët.

Por cilat janë këto sjellje? Ja atëherë sjelljet e konsideruara shpesh si negative, por që në të vërtetë bëjnë mirë për arsye të ndryshme.

Të qarët

Mund t’ju duket ndoshta e kotë, por të qarët është një sjellje e shëndetshme në disa situata. Por pse?

E qara është një çlodhje emocionale, e cila lejon të përballoni dhembjen dhe të rifilloni të nesërmen me më shumë pozitivitet. Si lotët e dhembjes ashtu edhe ata të lumturisë, e ndihmojnë psikikën tuaj të eliminojë atë energji që mund të jetë e dëmshme nëse përmbahet.

Të folurit me veten

Të flisni me veten ju bën mirë. Nuk duhet të ketë më paragjykime mbi këtë gjë, sepse realisht nuk është ashtu siç të gjithë e mendojnë. Sipas disa studimeve, të folurit me vetveten do të kontribuonte në rritjen e inteligjencës, ndërsa do t’ju ndihmonte të zgjidhnit në autonomi totale problemet që keni, më lehtë dhe më shpejtë. Ndër të tjera, të folurit me veten do t’ju ndihmonte të shfryheshit, pak a shumë siç ndodh në rastin kur shkruani.

Vetmia

Edhe vetmia duket se ka aspektet e saj pozitive: në fakt, vetmia ndihmon në arritjen e një niveli më të thellë të vetvetes, të cilin nuk mund ta zbulojmë nën shoqërinë e të tjerëve. Qëndrimi me veten, duke përfshirë edhe stimujt e jashtëm herë pas here, mund të bëjë veçse mirë dhe të ndihmojë në rritjen e brendshme.

Nevrikosja

Kush e ka thënë se nervozizmi duhet konsideruar gjithnjë negativ? Të qenët të nervozuar (me kufi) mund të ndihmojë në ndryshimin drejt aspektit pozitiv. E rëndësishme është të përdorim nervozizmin në mënyrë pozitive dhe konstruktive, për të ndryshuar për më mirë.

Mosbindja

Të mosdëgjuarit apo mosbindja ndaj të tjerëve, nuk mund të jetë medoemos një sjellje arrogante ose antisociale, siç besohet shpesh: mund të ndodhë që të jetë më mirë të ndiqni instinktin tuaj më shumë sesa këshillat e gabuara apo zërat e jashtëm. Mundohuni të kuptoni se kur është rasti për të reaguar në këtë mënyrë dhe për të qenë disi të urtë.

Mospërshtatja

Mospërshtatja me shoqërinë e sotme ose me disa situata që na shfaqen në jetë, mund të jetë e dhembshme, por nuk ka asgjë më të kënaqshme dhe pozitive sesa të mendoni me kokën tuaj dhe të gëzoni ideale dhe vlera të ndryshme për t’i çuar përpara: kjo, në fakt, mund t’ju bëjë të zbuloni pjesë të reja të fshehura tuajat dhe ju mund të jetoni në një botë të re dhe më të mirë.

Related posts

Cili person ia bëri Anglinë vend të ngrohtë këngëtares Bruna Smulja

Gazetamax.mk

Pesë ushqimet që gratë duhet të hanë çdo ditë

Gazetamax.mk

Alarmante/ Rritje e lartë e infektimeve me Covid 19, bie interesimi për vaksinim

Gazetamax.mk