GazetaMax
Lajme

Ahmeti i pranishëm në vendosjen e gurrëthemelit të shtatores së heroit, Ramiz Cërnica

Gjilan, 25 Nëntor – Në prag të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Gjilan është vendosur sot gur themeli i shtatores së heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit të popullit shqiptar, tribunit të kombit, Ramiz Cërnica, e cila është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, derisa i pranishëm ka qenë dhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti.

“Në prag të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, sot në Gjilan bashkë me miq dhe bashkëveprimtar vendosëm gurrëthemelin e shtatores së heroit dhe tribunit të kombit, Ramiz Cërnica”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Këshillit organizativ, Ismet Sylejmani, para të pranishmëve është shprehur se sot të gjithë bashkë kanë zbritur në Gjilan për të nderuar një gjigant për qëndrimin e tij madhor, me dinjitet të lartë kombëtar e me guxim epik të pashembullt.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=678318873662238&set=a.465898708237590

Related posts

Seancë e Komisionit për çështje evropiane

Gazetamax.mk

Lidhje e shpejtë e Kërçovës dhe Dibrës me Shqipërinë përmes rrugës Izvor – Garski Most

Gazetamax.mk

A po lëshon pe VMRO-DPMNE-ja?

Gazetamax.mk