Shkup, 25 Nëntor – Gjatë vikendit pritet ulje të temperaturave, ndërsa prej të dielës sipas sinoptikëve do të ketë edhe reshje bore. Nga drejtoria për punë hidrometeorologjike thonë se reshjet e pasdites së të dielës dhe orët e mbrëmjes do të jenë të bollshme madje edhe për formim të shtresës së borës.
“Gjatë ditës së nesërme koha në mëngjes do të jetë e ftohtë, me paraqitje të mjegullave përgjatë luginave, do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar veri-perëndimore. Në Shkup mot I ngjajshëm, kryesisht me vranësira. Prej të dielës nën ndikim të masës së lagësht atmosferike do të kemi reshje të shiut dhe borës. Edhe në vendet e larta por edhe në ato të ulëta do të ketë reshje të borës. 02:47 ato do të jenë më të bollshme në orët e pasdites së të dielës, ndërsa në orët e mbrëmjes drejt së hënës ku në vendet e më të larta dhe më të ulëta do të formohet shtresë bore”, tha Jovana Tasevska, Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Institucionet kompetente theksojnë se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme që reshjet e borës të mos I gjejnë të papërgatitur këtë radhë. Nga ndërmarrja publike “Makedonija Pat” njoftojnë se kanë arritur marrëveshje për blerje dy vjeçare të kripës industriale në vlerë prej 2,9 milion euro pa TVSH, ndërsa 3,4 me tatim. Drejtori I kësaj ndërmarrjeje, thekson se marrëveshja është korrnizë që nënkupton se nuk është patjetër të përdoret e gjithë sasia e kripës që e kanë në kontratë.
“Megjithatë as sasia e kripës dhe as vlera e saj nuk domethënë se do të plotësohet, por është një kufi që na mundëson të jemi të qetë se kurdo që të kemi nevojë, të mund të sigurojmë mjaftueshëm kripë. Sa do të blejmë, e përcakton ndërmarrja publike ‘Rrugët e Maqedonisë’ në bashkëpunim me organin monitorues dhe pas miratimin nga ana e tyre, bëjmë blerje të sasisë së nevojshme të kripës. Në total për këtë vit, sasitë e vlerësuara që maksimalisht do të mund ti blinim, do të ishin rreth 11 mijë tonë. Megjithatë edhe kjo është në pikëpyetje, sasitë e para që sigurt do të blihen janë 7859 ton kripë”, u shpreh Kostadin Aceski, Drejtor i NP “Makedonija Pat”.
Në vitin 2021 dhe fillimin e vitit 2022 për rrugët e ngrira, Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale ka shpenzuar 2,66 milion euro, ose 1, 33 milion në nivel vjetor.