GazetaMax
Lajme

Komisioni kuvendor për mbikëqyrjen e punës së ASK-së të mblidhet për rastin “Onishçenko”, apelon Kovaçevski

Shkup, 26 nëntor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot i bëri thirrje Komisionit kuvendor për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për siguri kombëtare (ASK) për rastin “Onishçenko” që përfundimisht të mblidhet për këtë rast, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme sa më shpejtë ta përfundojë hetimin lidhur me atë si ka ndodhur seanca e mbyllur e Komisionit parlamentar të transmetohet drejtpërdrejt.

Ai përkujtoi se Qeveria në seancën e saj të mbyllur solli konkluzion me të cilin i obligoi institucionet përkatëse në shtet të fillojnë aktivitete për marrjen e shtetësisë së dhënë Oleksander Onishçenko.

Procedura, siç sqaroi, do të jenë në bazë të rregulloreve ligjore të cilat janë të përshkruara dhe sapo të zbatohet, gjegjësisht kur të bëhen aktivitetet, atëherë institucionet përkatëse do të mund për këtë të informojnë.

“Përndryshe, në atë seancë të mbyllur u bisedua për një numër të madh të detajeve. Duke e pasur parasysh se e dini se vendimi i Qeverisë është sjell në bazë të të gjitha mendimeve pozitive nga të gjitha institucionet të cilat duhet të japin mendim, informacionet janë ndarë nga ana e drejtorit të ASK-së. Unë për ta nuk mund të ndaj informacione sepse bëhet fjalë për një seancë të mbyllur të Qeverisë dhe ndarje të informatave nga seanca të tilla është vepër e rëndë e ndëshkuar me ligj, me burg prej një deri në pesë vjet”, tha Kovaçevski.

Related posts

Dënime më të rrepta dhe më të gjata me burg për trafikim me qenie njerëzore

Gazeta Max

Me pritje solemne të studentëve filloi viti akademik i Universitetit të Tetovës

Gazeta Max

Bytyqi: Masat e reja për ballafaqim me krizën, menjëher pas rebalancit të buxhetit

Gazeta Max