GazetaMax
Lajme

Çdo qytetarë ka borxh të shtetit nga 3850 euro!

Shkup, 27 nëntor – Borxhi publik përbëhet nga borxhet që ka shteti ndaj bankave, institucioneve tjera financiare, borxhet e ndërmarrjeve publike, komunave, kompanive në pronësi shtetërore, Bankës Popullore e subjekteve tjera, shkruan Zhurnal.mk.

Sipas shumave të lartpërmedura , çdo qytetar i Maqedonisë së Veriut thuajse ka një borxh prej 3.850 euro. Bruto Prodhimi Vendor as që ka lëvizur, ndërsa qeveria merr borxh, i shpenzon dhe rezultate në ekonomi nuk ka, andaj edhe nuk ka sipërmarrës, afaristë apo qytetarë që nuk ankohen me krizën aktuale.

Sipas kritereve të Bankës Botërore, vendet me borxh publik deri në 60 për qind të Bruto Prodhimit Vendor janë shtete me borxhe mesatare, ndësa kur tejkalohet ai prag, atëherë bie në kategorinë e shtetit me borxh të lartë. Maqedonia e Veriut është në kufi të të kaluarit në shtete me borxh të lartë.

Qeveria synon që deri në vitin 2026 këtë borxh ta stabilizojë përmes zvogëlimit të administratës publike dhe rritjes më të madhe ekonomike.

Related posts

LSDM: Rreziku real i rrugës evropiane janë “E Majta” dhe Apasievi

Gazetamax.mk

Vuçiq thotë se Serbët e Kosovës do të votojnë në Serbi

Gazetamax.mk

Gjatë tetorit, institucionet shtetërore kursyen rrymë 24%

Gazetamax.mk