GazetaMax
Lajme

Presidenti gjerman Shtajnmaer ndodhet në Shkup, do të takohet me krerët e shtetit

Shkup, 29 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të jetë nikoqir i presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Valter Shtajnmaer, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Shtajnmaer në ceremoni zyrtare do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, e pastaj do të ketë takim kokë më kokë mes dy presidentëve dhe takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.

Në kuadër të vizitës, në kishën “Shën Spasi” në Shkup, Shtajnmajer dhe Pendarovski do të vendosin kurora lulesh mbi varrin e Goce Dellçevit.

Parashikohet që Shtajnmaer të mbajë fjalim para Kuvendit, të takohet me të rinjtë në Qendrën presidenciale për edukim politik, të bisedojë me grupin e xhirimit të filmit “Toka e mjaltit” dhe të vizitojë Parkun e erës në Bogdanci.

Është planifikuar takim i presidentit gjerman me kryeministrin Dimitar Kovaçevski pasdite në Qeveri.

Shtajnmaer nesër në Çifte Hamam do të takohet me grupin e xhirimit të filmit “Toka e mjaltë”. Pasdite ai do të vizitojë Parkun e erës në Bogdanci, e pastaj kompaninë gjermane Drekselmaer në Kavadar.

Kjo është vizita e parë e presidentit federal Shtajnamer në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pas vizitës në Maqedoninë e Veriut, Shtajnmaer pastaj udhëton për në vizitë në Shqipëri.

Related posts

Xhepat po zbrazen, na pret një vit 2023 i vështirë

Gazetamax.mk

Sot mbahet ankandi për euroboobligacionin e nëntë

Gazetamax.mk

Refugjatët ukrainas trajtohen si turist

Gazetamax.mk