GazetaMax
Lifestyle

Cilat pjesë të perimeve nuk duhet të hidhen

Pastrimi i perimeve duhet të jetë punë precize, sepse në fakt shumë shpesh hedhim pikërisht pjesët më të mira dhe më të dobishme.
Si të pastroni perimet tuaja, mund të ishte titulli i këtij teksti, por kur dëgjohen nutricionistët, i bie që atë që na kanë mësuar nënat dhe gjyshet të mos ketë për së tepërmi kuptim. Kështu pastrimi klasik i perimeve na çon pikërisht në hedhjen e pjesëve më të dobishme të tyre, transmeton Koha.net.
Për shembull, tani ka filluar sezoni i patates së re që në treg ka çmim të mirë, kushton vetëm pak më shtrenjtë se patatja e vjetër. Shumica e njerëzve do ta qërojnë qetësisht pataten e re, sikur të jetë fjala për të vjetrën dhe të hedhin lëvoren. Gabimi nuk mund të jetë më i madh sepse korja e patates së re është e mbushur me fibra, hekur, vitaminë C dhe kalium. Lëvorja e vetëm një patateje të re përmban 18 për qind të konsumit të rekomanduar ditor të fibrave!
Gjethi i karotës me siguri as nuk ju shkon ndërmend si ushqim, por jeni të zemëruar në tregtarët që edhe ato ua masin në peshore. Por gjethi i karotës është burim i shkëlqyeshëm i magnezit i cili forcon eshtrat dhe muskujt dhe rregullon shtypjen e gjakut. Përveç kësaj ka edhe kalium dhe vitaminë K, të cilat po ashtu do të forcojnë eshtrat tuaja. Pasi që zakonisht është e ithët, gjethet mund t’i preni imët dhe shtoni në sallata, ndërsa gjithsesi i shtoni në supë.
Gjethi i selinos po ashtu përmban edhe deri pesë herë më shumë magnez dhe kalcium se sa kërcelli ndërsa ka edhe veprim të fortë inflamtor, prandaj përdoreni sikurse edhe gjethet e karotës.
Gjethi i brokolit zakonisht hedhet i pari, ndërsa 30 gramë ka 90 për qind të dozës së nevojshme ditore të vitaminës A, të rëndësishme për imuniteti dhe shikim të shëndetshëm. Përveç kësaj, porcioni i tillë përmban rreth 43 për qind të dozës së nevojshme ditore të vitaminës C.
Sallata po ashtu duhet të dominojë në tavolinë, si shtesë ideale e peshkut, por rrënjët e saj më së shpeshti përfundojnë në bërllok. Dhe përsëri gabim, sepse në to gjendet glutamina, aminoacidi i cili forcon sistemin e imunitetit dhe aftësinë e shërimit të lëndimeve. Përveç kësaj, rrënja e sallatave është e pasur me fibra, dhe kur përgatitni sallatën, priteni më imët dhe rrënjët përzini me gjethe.

Related posts

Duke fajësuar veten, rrezikoni shëndetin tuaj

Gazetamax.mk

Nora nuk ia prish qejfin vajzës, kështu e grimon ajo

Gazetamax.mk

Dhimbja në pjesë të caktuara të trupit mund të zhduket nëse shtypni këto pika në vesh

Gazetamax.mk