GazetaMax
Lajme

Petrovska në takimin e ministrave të Mbrojtjes në Austri

Shkup, 1 dhjetor – Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot dhe nesër në Krems të Austrisë do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve nga formati Grac – Austria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe në takimin e vendeve anëtare të Bashkëpunimit në Mbrojtje në Evropën Qendrore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, qëllimi i të cilave është përforcimi i bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes.

Siç informoi Ministria e Mbrojtjes, Petrovska sot do të ketë takim me ministren e Mbrojtjes së Austrisë, Kaludia Taner, në të cilin pritet të bisedojnë për sfidat e sigurisë në kontinent dhe për mënyrat e zhvillimit të bashkëpunimit në mbrojtje mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi në formatin Grac është inicuar nga Austria në vitin 2018, si mënyrë e përforcimit të bashkëpunimit në mbrojtje me vendet e Ballkanit Perëndimor, për çka ishte nënshkruar edhe Deklarata e përbashkët. Qëllimi i këtij formati është që të mundësojë dialog më intensiv dhe bashkëpunim në përballjen me sfidat bashkëkohore, si migrimi, kërcënimet hibride, pastaj pjesëmarrja në operacionet e Bashkimit Evropian, ndërtimi i kapaciteteve dhe afrimi i rajonit në Bashkimin Evropian”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Bashkëpunimi në Mbrojtje i Evropës Qendrore është formuar në vitin 2010, ndërsa anëtare të tij janë shtatë shtete: Austria, Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Hungaria, Kroacia dhe Polonia si vend vëzhgues.

“Maqedonia e Veriut në mënyrë aktive bashkëpunon me këtë nismë nga viti 2016, ndërsa qëllimi kryesor është përforcimi i sigurisë rajonale dhe ndarja e aftësive në mbrojtje”, bëhet e ditur në kumtesë.

Related posts

Osmani: Dialogu, rruga e zbutjes së tensioneve mes Shkupit dhe Sofjes

Gazetamax.mk

Scholz mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por me një kusht

Gazetamax.mk

BE-ja, garanci për të drejtat e bullgarëve

Gazetamax.mk