GazetaMax
Lajme

Të rinjtë e partive politike nënshkruan një Deklaratë përkushtimi për të luftuar korrupsionin

Shkup, 1 dhjetor – Me nënshkrimin e Deklaratës për përkushtim për luftë kundër korrupsionit, të rinjtë e nëntë partive politike u zotuan për hapa të përbashkët në luftën kundër korrupsionit, njoftoi sot Koalicioni i Organizatave Rinore SEGA.

“Rinia e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së, BESA-së, Alternativës, Levicës, GROM-it, LDP-së dhe PVM-së dhe Koalicioni i Organizatave Rinore SEGA, me nënshkrimin e Deklaratës, u zotuan të ndërmarrin veprime efektive për të luftuar kundër të gjitha formave të korrupsionit, nxitjes dhe promovimit të pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje dhe aktivizim për artikulimin me zë të lartë të problemeve të korrupsionit, qëndron në kumtesë.

Zoran Ilieski, drejtor ekzekutiv i Koalicionit SEGA, thotë se qytetarët e perceptojnë korrupsionin si normë shoqërore.

“Është shqetësues fakti se korrupsioni është problemi numër një i qytetarëve, përfshirë të rinjtë, dhe ka tejkaluar problemet ekzistenciale si papunësia, çmimet e larta dhe të ardhurat e ulëta. Prandaj është i nevojshëm veprim urgjent me përfshirjen e të gjitha palëve të interesit, veçanërisht me pjesëmarrjen e të rinjve, në luftën kundër korrupsionit, konsideron Ilieski.

Siç sqarohet, Deklarata e përkushtimit në luftën kundër korrupsionit është hartuar në kuadër të projektit “Të rinjtë kundër korrupsionit”, me përfshirjen e të rinjve të partive politike dhe është nënshkruar në konferencën kombëtare të djeshme, organizuar nga Koalicioni i Organizatave Rinore SEGA.

“Projekti “Rinia kundër korrupsionit” zbatohet nga Koalicioni i Organizatave Rinore SEGA në partneritet me Agjencinë për Rininë dhe Sportin dhe SI Komunikime, me mbështetje financiare nga Agjencia Austriake për Zhvillim përmes programit “Evropa Juglindore – Së bashku kundër korrupsionit” të Nismës rajonale kundër korrupsionit në partneritet me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin. Projekti synon të rrisë kapacitetet e drejtuesve rinorë për të njohur, parandaluar dhe luftuar korrupsionin dhe sjelljet korruptive drejt zbatimit efektiv të UNCAC-it, theksohet në kumtesën.

Koalicioni i organizatave rinore SEGA është një organizatë kombëtare ombrellë rinore, e themeluar në vitin 2004, punon në zhvillimin dhe zbatimin e politikave rinore në nivel lokal dhe kombëtar, lidh dhe forcon organizatat rinore, me qëllim aktivizimin e të rinjve dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Related posts

Shaqiri – Nedelkov: MASH do të vazhdojë me modernizimin e sistemit arsimor

Gazetamax.mk

Zjarrfikës nga Tetova dhe Çairi nisen drejt Turqisë

Gazetamax.mk

Moti sot i ndryshueshëm dhe reshje të shiut

Kovaçevski priti në takim kryeparlamentarin turk

Gazetamax.mk

Qumësht i pasigurt në markete në Maqedoni, Stokomak me informatë deri te klientët

Gazetamax.mk

Faton Ahmeti: Motivimi që marrim nga të gjithë qytetarët na jep energji dhe na bën të palodhshëm drejt realizimit të aspiratave tona për integrim në BE

Gazetamax.mk