GazetaMax
Lajme

Gastronomët përballen me vështirësi të shumta

Shkup, 3 Dhjetor – Për shkak të krizës aktuale ekonomike, një pjesë e mirë e të punësuarve në sektorin e gastronomisë janë në rrezik për të humbur vendin e punës. Disa prej tyre tashmë janë dërguar në pushim të detyruar vjetor, disa janë tashmë në shtëpi dhe marrin 70% të pagës mujore. Për shkak të mungesës së ndihmës nga shteti, hotelet më të mëdha në Ohër, ku punojnë shumica e njerëzve të turizmit, i kanë mbyllur ose do t’i mbyllin objektet e tyre. Vetëm rajoni i Ohrit dhe Strugës numëron rreth 10 mijë punëtorë në turizëm.

“E gjithë kjo do të çojë në mbylljen e hoteleve dhe largimin nga puna të punëtorëve dhe krizë më të thellë. Nuk është në interes të shtetit mbyllja e gjysmës së hoteleve. Nëse mund të subvencionohen kompanitë më të vogla, atëherë nuk e kuptoj pse nuk mund t’i jepet gastronomisë rrymë e subvencionuar, si degë që tashmë po vuan tre vite”, tha Kërste Bllazheski – kryetar i HOTAM.

Puna e pasigurt në turizëm sjell tashmë problem tjetër. Shumë nga ata që punojnë në këtë sektor shpërngulen jashtë dhe nuk kthehen më.

“Nuk e di se si do ta zgjidhnim këtë çështje, por duhet të ulemi të bisedojnë me qeverinë përmes mekanizmave të përbashkët, që të rinjve t’u jepet hapësirë, mundësi më e mirë për jetë që të duan të qëndrojnë. 40% e personelit janë të rinj. Tashmë në objekte serioze punojnë edhe të miturit, që është gjithashtu joprofesionale, por gastronomët janë në situatë të tillë që duhet t’i punësojnë dhe nuk e di deri ku do të vazhdojë kjo. Është kohë e vështirë”, u shpreh Mario Trifunoski- gastronom.

Ohri dhe Struga po shkojnë drejt një gjendjeje që duhet të importojnë fuqi punëtore nga vendet e tjera.

“Duhet të ndodhë në momentin që nuk keni alternativë tjetër. Gastronomët nuk do të kenë fuqi punëtore të mjaftueshme dhe kur nuk do të kenë do të duhet të përdorin masa të tilla dhe ndoshta nuk do të kalojë shumë kohë para se ta shohim këtë pamje”, theksoi Cvetko Andreeski- profesor në Fakultetin e Turizmit.

Vetëm në rajonin e Ohrit dhe Strugës, gjatë sezonit të kaluar turistik, numër i madh i fuqisë punëtore të kualifikuar është larguar në Kroaci dhe Mal të Zi, për shkak të pagave më të larta, ndërsa boshllëkun e plotësojnë nxënësit e shkollave të mesme.

Related posts

Protestë e shoferëve të autobusëve në Hasanbeg

Gazetamax.mk

Shqipëria me inflacion 8% e Maqedonia me 20%?

Gazetamax.mk

Drejtori i Ansamblit, Tolaj u prit në takim nga Drejtori i RTK- së Rilind Gërvalla

Estetika e teksturës në pikturë

Gazetamax.mk

Konferencë përfundimtare e Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”

Gazetamax.mk

Zejdi: Me Frontit Europian do arrijmë që të reformojmë funksionimin dhe menaxhimin e qeverisjes në të ardhmen

Gazetamax.mk