GazetaMax
Lajme

MPB: Nuk ka pasur kërcënim as sulm ndaj nëpunësve policorë në Haraçinë, rasti është zbardhur plotësisht

Shkup, 3 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se pas kontrollimeve të detajura nga ana e SPB Shkup dhe të Departamentit për kontroll të brendshëm, Hetime kriminalistike dhe Standarde profesionale, janë dezinformime të plota publikimet se nëpunës policorë kanë qenë të sulmuar në komunën Haraçinë.”Nga kontrollimet e kryera është vërtetuar se më datën 30.11.2022 tre nëpunës policorë e kanë ndaluar automjetin ‘folkswagen’, i drejtuar nga një i mitur, por nuk i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme zyrtare, për të cilën për të njëjtit janë përpiluar iniciativa për procedurë disiplinore, kurse gjatë realizimit të bisedave zyrtare, tre nëpunësit policorë kanë mohuar se ndonjë person i ka kërcënuar ose ka bërë presion ndaj tyre”, kumtuan nga MPB.Prej aty që para se të kontrollohen faktet, të mos publikohen dezinformata me të cilat po shqetësohen qytetarët.Në lidhje me ratin, sot në mëngjes në Njësinë policore Haraçinë është ftuar 17-të vjeçari i mitur së bashku me prindin e tij, të dy nga Saraji-Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer kundërvajtje në bazë të nenit 25 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe pas bisedës zyrtare të realizuar, i mituri e ka sqaruar veprën e kryer.

Related posts

Zëvendëssekretarja shtetërore amerikane e ShBA-së Sherman, me mbështetje për Osmanin: Mirëpresim lidershipin dhe mbështetjen e fuqishme në raport me Ukrainën

Gazetamax.mk

“Shqipëria importon 2/3 e mishit”, Sulaj: Vjen kryesisht nga Argjentina dhe Brazili

Gazetamax.mk

Arsovska: Rindërtohet rruga “Nikolla Karev”, më e frekuentuara që lidh rrugët kryesore në kryeqytet

Gazetamax.mk