GazetaMax
Lifestyle

16 tiparet e njerëzve të mërzitshëm

Të gjithë kanë kapacitetin për të qenë interesant, por disave u vjen më natyrshëm se disa të tjerëve. Nëse shqetësoheni mos jeni petulla e grupit tuaj shoqëror, jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Në vijim gjeni gjashtëmbëdhjetë veset e njerëzve të mërzitshëm, përmbledhur nga një seri postimesh në Quora të titulluar “Ç’e bën një njeri të mërzitshëm?”

1. Njerëzit e mërzitshëm nuk gjejnë dot të mesmen mes të dëgjuarit dhe të folurit në biseda. Le ta quajmë asimetri në dialog. Pra, ose flasin dhe s’dëgjojnë ose vetëm dëgjojnë dhe s’flasin.

2. Njerëzit e mërzitshëm s’e dallojnë nëse pala tjetër është e interesuar në bisedë. Injorojnë sinjalet dhe gjuhën e trupit të bashkëbiseduesit, i cili s’ka interes.

3. Njerëzit e mërzitshëm s’i bëjnë të tjerët për të qeshur. Humori vërteton aftësinë për ta parë një ide a event nga një shumëllojshmëri perspektivash e më pas për ta kthyer natyrshëm në diçka për të qeshur.

4. Njerëzit e mërzitshëm s’kanë asgjë për të thënë.

5. Njerëzit e mërzitshëm bëjnë gjithmonë të njëjtën gjë. Nëse takoheni çdo mbrëmje te i njëjti lokal, asgjë s’po ndodh dhe si rrjedhim, asgjë s’diskutohet.

6. Njerëzit e mërzitshëm s’kanë mendime tyret. Nëse s’keni menduar një herë në mënyrë kritike për botën që ju rrethon, s’keni shumë për të thënë.

7. Njerëzit e mërzitshëm nuk dinë të rrëfejnë histori. Që dikush të interesohet dhe të angazhohet në bisedë, duhet të dini të tregoni një histori dhe së pari duhet ta keni përzemër atë që tregoni.

8. Njerëzit e mërzitshëm s’kanë asgjë të re për të shtuar. Nëse s’po i thoni diçka të re dëgjuesit, s’do të stimulohen nga përpjekjet tuaja.

9. Njerëzit e mërzitshëm s’e vënë dot veten në vendin e tjetrit. Prandaj inteligjenca emocionale është çelësi i një bisede cilësore.

10. Njerëzit e mërzitshëm s’i përfshijnë të tjerët në bisedë.

11. Njerëzit e mërzitshëm s’dinë të improvizojnë, shkruan anabel. S’ka rëndësi nëse jeni të informuar a jo mbi temën, mjafton t’i ushqeni diçka bashkëbiseduesit.

12. Njerëzit e mërzitshëm janë negativë. Ose viktimizohen, ose ua vënë fajin të tjerëve, ose mendojnë se të tjerët u kanë marrë mundësitë.

13. Njerëzit e mërzitshëm përsërisin veten.

14. Njerëzit e mërzitshëm janë të fiksuar me ç’mendojnë të tjerët.

15. Njerëzit e mërzitshëm duan të vërtetojnë rishtazi sa të zgjuar janë. Të shtiresh si më i zgjuari i dhomës mund të tërheqë vëmendjen e të tjerëve, por edhe mund t’ju bëjë të dukeni antipatikë.

16. Njerëzit e mërzitshëm janë gjithmonë të mërzitur.

Related posts

Elvana Gjata “bie” nga froni i më të paguarës, pas përfundimit të “ëndrrës amerikane” rikthehet përgjithmonë në Shqipëri

Gazetamax.mk

Blerona i gënjeu të gjithë, zbulohet se ajo nuk është martuar

Gazetamax.mk

Llojet e njerëzve që duhet t’i largoni nga jeta

Gazetamax.mk